UNDP I DORËZON IKSHP-së KOMPLETE TË PLOTA UNIVERSALE/VIRALE PCR PËR MBLEDHJEN E MOSTRAVE PËR COVID-19

Qeveritë e Dukatit të Madh të Luksemburgut, Zvicrës, Norvegjisë dhe Austrisë, në partneritet me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, i vazhduan donacionet me pajisje testuese për COVID-19. Donacioni i fundit, i cili iu dorëzua Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) dhe Ministrisë së Shëndetësisë më 15 tetor 2020, përmbante 24 pako (me 12,000 pjesë) të kompleteve të plota UNIVERSALE/VIRALE PCR për mbledhjen e mostrave për COVID-19, kështu bën të ditur UNDP përmes një lajmërimi në faqen e tyre zyrtare në internet.

 

Pandemia e ka ndryshuar fokusin e UNDP-së në Kosovë dhe partnerëve të saj afatgjatë në luftimin e COVID-19. Që nga shpërthimi i pandemisë, me kontributet zemërgjera nga partnerët zhvillimor, ne kemi mundur që të mbështesim vazhdimisht institucionet e Kosovës për të tejkaluar këtë sfidë globale, theksohet më tej në njoftimin e UNDP. Në fund, të njoftimit në fjalë, theksohet se UNDP në Kosovë e ka mbështetur popullin dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, përgjigjen dhe rimarrin veten nga pandemia e COVID-19, me theks të veçantë tek personat më të rrezikuar.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE