UPSHIFT DRAGASH: APLIKIMI KA FILLUAR!

UNICEF Innovations Lab Kosovo në partneritet me organizatat jo qeveritare ‘PEN’ dhe ‘Avoko’ do të organizojë UPSHIFT: Social Impact Workshop (Punëtorinë për Ndikim Social). Afati për aplikim është deri më 1 nëntor.

 

UPSHIFT: Social Impact Workshop iu ndihmon të rinjve nga grupet e margjinalizuara që të bëhen inovator dhe ndërmarrës. Kjo punëtori iu ofron ligjërata praktike për t’i kuptuar më mirë problemet e komunitetit dhe për të ideuar dhe krijuar zgjidhje për këto probleme, përmes zhvillimit të produkteve dhe/ose shërbimeve. Ligjëratat, po ashtu, synojnë që t’i mësojnë ata si të udhëheqin ndërmarrjet sociale të cilat i zhvillojnë gjatë punëtorisë.

 

Kush mund të aplikojë?

Ekipi duhet të përbëhet nga pesë anëtarë.

Secili anëtar duhet të jetë 14 deri 19 vjeçar.

Secili anëtar duhet të jetë banorë i Komunës së Dragashit.

Secili anëtar duhet të jetë në gjendje që të vijojë punëtorinë tri ditore – nga 9 deri më 13 nëntor.

 

Organizatorët, po ashtu rekomandojnë që anëtarët të kenë interesime dhe shkathtësi të ndryshme, në mënyrë që ekipi të jetë sa më i suksesshëm.

 

Kësaj here punëtoria do të zhvillohet online. Në rast se ndonjëri nga anëtarët e ekipit ka nevojë për pajisje për të marrë pjesë në punëtori, organizatorët do t’ua sigurojnë ato.

 

Si të aplikoni?

Fillimisht, krijojeni një ekip me pesë anëtarë dhe më pas plotësojeni formularin për aplikim të cilin do ta gjeni këtu.

 

Nëse gjatë aplikimit keni nevojë për ndihmë për aplikim, ju mund të kontaktoni me organizatorët e punëtorisë përmes emailit në adresën upshift@kosovoinnovations.org, ose përmes telefonit në numrat: +383 (0) 49 616 319/+383 (0) 49 349 687 i +383 (0) 44 244 948.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE