URA E FORTHIT NË QARKUN FIFE, SKOCI

E emëruar sipas grykëderdhjes që e kapërcen – Grykëderdhja e Lumit Forth (The Firth of Forth) – kjo urë e stërmadhe me shtylla është një ikonë e Skocisë e krijuar nga çeliku.

 

E përfunduar në vitin 1889, Ura e Forthit konsiderohet si objekti i parë i madh i ndërtuar nga çeliku në Britaninë e Madhe. Ura i ka 6,5 milionë thumba që i mbajnë në vend tri kullat e saj që e mundësojnë qarkullimin e komunikacionit mbi ujë.

 

Në Britaninë e Madhe, shprehja “si të lyesh Urën e Forthit” zakonisht përdoret për të treguar një punë që nuk përfundon kurrë. Kjo nuk është tërësisht e saktë sepse, përkundër se nevojitet kohë për të rilyer një strukturë kaq të madhe, ky nuk ka qenë kurrë një proces i pafund.

 

Tani nevojat për një dorë të re të bojës janë edhe më të rralla, pasi që në vitin 2012 u përfundua lyerja me një ngjyrë të re që i reziston motit, dhe e kuqja rrezatuese do të duhej të zgjasë rreth 25 vjet.