URA E GRYËS SË LUMIT TË RI (NEW RIVER GORGE BRIDGE)

Një prej urave më pamjen më mahnitëse në botë është ajo e Grykës së Lumit të Ri në shtetin e Virgjinias Perëndimore në SHBA. Kur u përfundua ndërtimi i saj në vitin 1977, ajo ishte ura më e lartë në botë në të cilën kalonte një rrugë e rregullt. Ajo e mbajti këtë titull për 24 vjet me radhë.

 

Lumi i dytë më i vjetër në botë

Poshtë kësaj ure rrjedh Lumi i Ri (New River), i cili përkundër emrit të tij, besohet që është lumi i dytë më i vjetër në botë. Mosha e tij e saktë nuk njihet, por gjeologët besojnë që Lumi i Ri është një segment i Lumit Teays që daton para akullnajave, i cili sipas dëshmive të fosileve mund të jetë 320 milionë vjet i vjetër.

Atraksion turistik për adhuruesit e aktiviteteve ekstreme

Me një lartësi prej 267 metra mbi nivelin e ujit, kjo urë tani është kthyer në një pikë të popullarizuar për kërcyesit me litar. Ndërsa, traparët dhe kaikerët vijnë për të lundruar në pragjet e Lumit të Ri, të cilat e gëzojnë namin e ujërave më të vështira për t’u lundruar.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE