VAZHDOJNË DONACIONET E KFOR-IT

 

Në vazhdën e realizimit të projekteve për t’iu dalë në ndihmë të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, dje më 1 dhjetor 2021, njësiti i CIMIC-ut (Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak) i KFOR-it e realizoi edhe një donacion. Përfitues kësaj radhe ishte Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Pejë, të cilës në kuadër të këtij donacioni iu dhuruan mbi 8.000 € vlerë në pajisje kundër COVID-19 si dhe materiale kirurgjike, të cilat janë më se të nevojshme për personelin mjekësor të kësaj qendre.

 

Se sa të nevojshme dhe të mirëseardhura janë këto pajisje e konfirmoi edhe Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë, Dr. Myrvete Salihi, e cila me rastin e pranimit të donacionit në fjalë deklaroi: “Është një donacion që na hyn në punë gjatë kësaj kohe të pandemisë. Për shkak të punës së tepërt që kemi, nëpër qendrat e mjekësisë familjare, gjithnjë jemi në kërkim të materialit shpenzues, qoftë dezinfektues, maska mbrojtëse, si dhe kostume kundër COVID-19 në përgjithësi. E falënderoj shumë KFOR-in për mbështetjen e tyre, pasi që ata janë përgjigjur në secilën situatë që ne kemi pasur nevojë.”

Në ceremoninë modeste të dorëzimit të këtij donacioni, ishte i pranishëm edhe Komandanti i Komandës Rajonale-Perëndim, i cili me këtë rast tha: “KFOR-i përkrah të gjitha komunitetet në Kosovë. Sot, ne jemi këtu për të përkrahur Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku këto materiale të dhuruara do ta ndihmojnë shumë stafin mjekësor për tu përballur me COVID-19. Me këtë rast jap edhe një mesazh për të gjithë njerëzit që t’i mbajnë maskat dhe t’i respektojnë masat kundër COVID.”

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE