VILLAREAL KAMPION I EUROPA LEAGUE PAS PENALLTIVE

 

Teksa shumica e ligave kombëtare evropiane tashmë e kanë përmbyllur edhe një stinor të futbollit ekipor pa shikues, njëra nga dy finalet e garave evropiane u zhvillua mbrëmë për ta përmbyllur edhe Europa League. Padyshim, një ndër aspektet më pozitive të kësaj finaleje ishte fakti se ajo u zhvillua me praninë e shikuesve në stadium, por gjithsesi në numër të kufizuar.

 

Tashmë dihet se në finale u takuan Villareal nga Spanja me Manchester United nga Anglia. Për t’u vendosur fituesi u deshën penalltitë pasi që në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve ndeshja përfundoi me rezultatin 1:1. Madje, u deshën që të ekzekutoheshin plot 11 (22) penallti që të përcaktohej fituesi me rezultatin 11:10.

 

Pasi të gjithë lojtarët në fushë të të dyja ekipeve i shënuan penalltitë përkatëse ishte radha e portierëve që të qëndronin përballë. Në këtë rast portieri i Villareal Ruli, doli më mirë se De Gea i Manchester United. Ruli së pari shënoi nga pika e bardhë dhe më pas e mbrojti tentativën e De Geas, për t’ia dhënë kështu Villarealit fitoren e parë në garat evropiane.

 

Tani adhuruesit e futbollit duhet të përgatiten për finalen e Ligës së Kampionëve (29 maj 2021) në të cilën do të takohen Manchester City me Chelsean.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE