YLBERI SHIHET MË SË MIRI NË HAUAI (HAWAII)!

 

Ylberi është një fenomen natyror spektakolar, dhe kur bëhet fjalë për të, ata që jetojnë në Hauai (Hawaii) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të konsiderohen ndër njerëzit më me fat në botë. Krahas që ylberi është një dukuri që paraqitet shpesh në qiellin e Hauait, ai është edhe një pjesë e pandashme e kulturës dhe traditave në Hauai.

 

Çka i bën këta ishuj në Oqeanin Paqësor skenën e përsosur për paraqitjen e këtij fenomeni optik, i cili shkaktohet nga thyerja dhe pasqyrimi i shumëfishtë i rrezeve të dritës në pikat e shiut?

 

Në studimin e publikuar nga Shoqata Amerikane e Meteorologjisë në vitin 2021 është cekur që “bjeshkët në këtë zonë krijojnë thyerje të mprehta tek retë dhe shiu, të cilat janë thelbësore për shfaqjen e ylberit.”

 

“Ylberi kërkon reshje relativisht të izoluara, si dhe mundësinë që drita e diellit të depërtojë nga anash në një kënd prej 40 gradë. Në Hauai, bjeshkët i theksojnë këto reshje të izoluara,” ka deklaruar shkencëtari Stiven Basinxher (Steven Bassinger), i cili e ka konfirmuar se Honolulu është vendi ideal për të parë ylberin, pasi që ky vend rrahet nga erërat dhe reshjet dhe ylberet janë dukuri e zakonshme.

 

Ylberet më së shpeshti shihen në orët e pasdites, kur rrezet e diellit bien në tokë në kënd, kurse ylberi ngrihet në lindje. Ndonëse, shumica e ylbereve mund të shihen pak para perëndimit të diellit, ato paraqiten edhe në mëngjes. Gjatë natës sipërfaqja e ngrohtë e oqeanit e ngroh atmosferën, gjë që sjell dallimin e temperaturës dhe i favorizon reshjet e shiut, dhe për këtë arsye ylberet në Hauai paraqiten mu në kohën e mëngjesit.

 

Sipas ekspertëve, pikërisht fakti se ylberet paraqiten kaq shpesh dhe janë kaq të theksuara dhe të bukura, ato e kanë një vend dhe rëndësi të posaçme në kulturën e Hauait. Madje në gjuhën e atjeshme ka shumë fjalë dhe fraza për të përshkruar bukurinë dhe rëndësinë e ylberit.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE