ZYRA E OBSH-së NË PRISHTINË DHURON NJË EKSTRAKT AUTOMATIK DHE 2400 KOMPLETE PËR IKSHP-në

Në përpjekjet e saj të vazhdueshme për të mbështetur autoritetet e shëndetit publik për të menaxhuar në mënyrë sa më efektive pandeminë COVID-19, Zyra e OBSH-së në Prishtinë dhuroi një ekstrakt automatik dhe 2400 komplete laboratorit të mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar për Shëndetin Publik (IKShP).

 

Kjo pajisje do t’i mundësojë IKShP-së të përshpejtojë procesin e ekstraktimit të viruseve, punë kjo që deri më sot është bërë në mënyrë manuale. Tani ky proces do të jetë shumë më efikas dhe rezultatet do të përpilohen shumë më shpejt.

 

Nga Zyra e OBSH-së në Prishtinë paralajmërojnë donacione të reja për sektorin e shëndetësisë, në mënyrë që të mbështesin punën e institucioneve shëndetësore publike dhe t’i ndihmojnë ata në menaxhimin sa më efektiv të rasteve me COVID-19.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE