NDAL! MENDO! VERIFIKO!

 

Është një ditë e zakonshme. E hap telefonin dhe e sheh një postim për të cilin po flasin të gjithë. Mund të jetë një lajm për një ngjarje të madhe, një video tronditëse ose një mesazh që të bën të ndihesh i zemëruar apo i shqetësuar. Ndien dëshirën të reagosh shpejt. Ndoshta dëshiron ta shpërndash me miqtë e tu ose të lësh menjëherë një koment. Pikërisht ky është momenti kur përmbajtja e rrejshme apo keqinformuese mund të përhapet lehtë.

 

Pse përhapet dezinformimi

Dezinformimi është informacion i rremë ose mashtrues që përhapet me qëllim nga elementë që përfitojnë nga përhapja e tij. Mirëpo, sot ai nuk përhapet sepse njerëzit e studiojnë me kujdes. Ai përhapet sepse njerëzit ndiejnë diçka. Emocionet e forta si zemërimi, frika ose ngazëllimi na bëjnë të reagojmë shpejt, shpesh pa menduar. Gjatë ngjarjeve të rëndësishme, informacioni lëviz shumë shpejt. Kjo mund të ndodhë gjatë zgjedhjeve, protestave, ndeshjeve sportive ose edhe emergjencave. Në këto momente, njerëzit duan përgjigje. Ata duan të dinë çfarë po ndodh pikërisht tani. Për këtë arsye, ata shpesh i besojnë gjësë së parë që shohin, edhe nëse nuk është e vërtetë.

 

Një shembull i thjeshtë se si funksionon kjo

Gjatë një ndeshjeje të madhe futbolli, në internet fillon të përhapet një postim që thotë se gjyqtari e ka vendosur tashmë fituesin para se ndeshja të përfundojë. Postimi e përfshin një fotografi të paqartë dhe një mesazh të shkurtër: “Provë se ndeshja është e kurdisur, shpërndajeni që të gjithë ta dinë.” Tifozët reagojnë shpejt. Disa zemërohen, të tjerët ndihen të mashtruar, dhe shumë veta fillojnë ta shpërndajnë postimin pa kontrolluar nëse është i vërtetë. Më vonë, del se fotografia është marrë nga një ndeshje e vjetër dhe nuk ka asnjë lidhje me ndeshjen aktuale. Mirëpo, deri atëherë, mijëra njerëz e kanë parë, e kanë besuar dhe e kanë shpërndarë. Dëmi tashmë është bërë. Kështu përhapet dezinformimi, shpejt, në mënyrë emocionale dhe shpesh duke u mbështetur në përmbajtje të paplotë ose të rreme. Rrjetet sociale mund ta përforcojnë këtë efekt edhe më shumë, sepse njerëzit shpesh i shpërndajnë menjëherë dhe ju besojnë ripostimeve të miqve të tyre. Kur i sheh miqtë e tu duke shpërndarë diçka, ajo të duket më reale. Mund të mendosh: “Nëse po e postojnë të gjithë, atëherë duhet të jetë e vërtetë.” Mirëpo, kjo nuk ndodh gjithmonë. Ndonjëherë, informacioni i rremë përhapet më shpejt se e vërteta, sepse është më dramatik ose më befasues.

 

Pse kanë rëndësi emocionet tona?

Një nga veglat kryesore të dezinformimit është gjuha emocionale. Mesazhet mund të përdorin fjalë të forta, pamje tronditëse ose paralajmërime urgjente si “Shpërndaje tani” ose “Të gjithë duhet ta shohin këtë.” Këto janë shenja se përmbajtja po përpiqet të të bëjë të reagosh, jo të mendosh.

Pra, çfarë mund të bësh?

Hapi më i rëndësishëm është i thjeshtë: NDAL DHE MENDO!

Para se të pëlqesh, komentosh ose shpërndash, ndal një moment për të menduar. Bëji vetes disa pyetje të thjeshta. Nga vjen ky informacion? A vjen nga një burim i besueshëm? A mund ta gjesh të njëjtin lajm edhe në faqe të tjera të besueshme? Nëse përgjigjja është jo, atëherë është më mirë të presësh. Një zakon tjetër i dobishëm është të vëresh se si të bën të ndihesh mesazhi. Nëse të zemëron ose të frikëson shumë, kjo është një shenjë se duhet të jesh i kujdesshëm. Dezinformimi shpesh i përdor emocionet për të kontrolluar reagimet. Kur e kupton këtë, ti e merr sërish kontrollin. Është gjithashtu e rëndësishme ta kuptosh se shpërndarja e informacionit të rremë, edhe pa dashje, mund të ketë pasoja reale. Ajo mund të krijojë konfuzion, të përhapë frikë dhe ndonjëherë edhe të shkaktojë konflikt mes njerëzve ose komuniteteve. Prandaj, secili përdorues ka përgjegjësi.

Përgjegjësia jonë online

Të jesh i përgjegjshëm online nuk do të thotë se nuk mund të shpërndash ose të shprehësh mendimin tënd. Do të thotë që zgjedh ta bësh këtë me mençuri. Ndal një moment për të kontrolluar, për të menduar dhe për të kuptuar para se të veprosh. Në një botë ku informacioni lëviz shpejt, reagimi yt ka rëndësi. Herën tjetër kur të shohësh diçka që të bën të ndjesh emocione të forta, kujto këtë rregull të thjeshtë: emocionet janë të shpejta, por e vërteta e kërkon një moment.

 

MENDO PARA SE TË SHPËRNDASH!

NJË BURIM NUK MJAFTON!

 

VEPRIME TË THJESHTA PARA SE TË SHPËRNDASH

Para se të shpërndash diçka online, kujto këtë listë të thjeshtë kontrolli:

  • Ndal për një moment,
  • Kontrollo burimin e informacionit,
  • Kërko të njëjtin lajm edhe në vende të tjera,
  • Kushtoji vëmendje mënyrës se si të bën të ndihesh mesazhi,
  • Nëse diçka duket shumë emocionale ose shumë urgjente, BËJ KUJDES!

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.