FJALË TË VOGLA, NDIKIM I MADH

 

Je me shokët e tu. Dikush e bën një shaka për një grup tjetër njerëzish. Të tjerët qeshin. Ndoshta dikush e shton edhe një koment tjetër. Është e shpejtë, duket normale dhe askush nuk ndalet vërtetë për ta menduar. Momente të tilla ndodhin çdo ditë. Ndonjëherë, fjalët që përdoren mund të duken të padëmshme, thjesht shaka apo komente të zakonshme. Por me kalimin e kohës, këto fjalë mund të shndërrohen në diçka më shumë. Ato mund të krijojnë distancë, të përhapin ide negative dhe t’i bëjnë të tjerët të ndihen të përjashtuar ose të pavlerësuar. Gjuha e urrejtjes zakonisht nuk fillon online. Ajo shpesh nis në jetën e përditshme. Njerëzit dëgjojnë fjalë të caktuara, mendime ose stereotipe në biseda, në rrethin e tyre shoqëror apo edhe në shtëpi nga prindërit apo të afërmit e tjerë. Me kalimin e kohës, këto ide mund të bëhen të zakonshme. Kur diçka përsëritet shpesh, fillon të duket normale, edhe nëse nuk është e drejtë. Më pas i përsërisim këto fjalë në shkollë ose online pa menduar se nga vijnë apo çfarë kuptimi kanë në të vërtetë.

 

Të mendosh vetë kërkon forcë

Sot, fjalët përhapen shpejt. Ajo që fillon si një koment në një grup të vogël mund të kthehet shpejt në një postim, një mesazh apo një trend online. Kur më shumë njerëz i përsërisin të njëjtat fjalë, ato bëhen më të forta dhe më të dukshme. Kjo mund të krijojë përshtypjen sikur të gjithë mendojnë njësoj. Ajo që e themi online mund të ketë pasoja reale në mënyrën se si trajtohen njerëzit dhe si e shohin ata njëri-tjetrin. Mirëpo, jo çdo gjë që përsëritet është e vërtetë ose e drejtë. Ti dëgjon shumë mendime çdo ditë. Mbase, prindërit e tu e shprehin një koment të shkurtër stereotipik për një grup njerëzish. Mbase shoqëria jote bëjnë shaka në kurriz të të tjerëve. Mbase, ti sheh postime të tilla kontroverse online. Ndonjëherë është më e lehtë të biesh dakord dhe t’iu bashkohesh të tjerëve, sidomos kur të gjithë e bëjnë të njëjtën gjë. Mirëpo, të ndjekësh shumicën është e lehtë. Të mendosh vetë kërkon forcë. Vetëm sepse shumë njerëz thonë diçka, nuk do të thotë se ajo është e vërtetë. Numrat e mëdhenj mund të krijojnë presion, por nuk e krijojnë të vërtetën. Ia vlen t’ia bësh vetes një pyetje të thjeshtë: A po e them këtë sepse e besoj, apo sepse e kam dëgjuar kaq shumë herë?

Fjalët që i zgjedh kanë rëndësi

Shumë gjëra që dikur konsideroheshin normale sot nuk pranohen më. Disa shaka, etiketime apo mënyra të të folurit kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Kjo nuk ndodhi rastësisht. Ndodhi sepse disa njerëz zgjodhën të mos e ndjekin turmën. Ata zgjodhën të flasin ndryshe, të veprojnë ndryshe dhe t’i trajtojnë të tjerët me respekt. Çdo person e ka një zgjedhje. Nuk mund të kontrollosh gjithmonë atë që e dëgjon rreth teje, por mund të kontrollosh atë që thua dhe atë që e shpërndan. Fjalët që i përdor i pasqyrojnë vlerat e tua dhe llojin e personit që dëshiron të jesh. Respekti nuk është diçka me të cilin lind. Është diçka që e zgjedh dhe e praktikon. Kur fjalët e dëmshme përsëriten vazhdimisht, ato e vazhdojnë ciklin. Mirëpo, kur dikush zgjedh të mos i përsërisë, cikli fillon të thyhet. Të jesh i respektueshëm nuk do të thotë të jesh i heshtur. Do të thotë të zgjedhësh fjalë më të mira, edhe kur kjo nuk është zgjedhja më e lehtë. Do të thotë të tregosh se forca nuk qëndron te ndjekja e të tjerëve, por te qëndrimi për atë që është e drejtë.

 

Një zgjedhje e thjeshtë për ta mbajtur mend

Në situata të përditshme, fjalët e tua kanë më shumë rëndësi se sa mendon. Herën tjetër kur e dëgjon ose dëshiron të përsërisësh diçka për të tjerët, ndal një moment dhe mendo. Pyete veten nëse këto fjalë e pasqyrojnë atë që je vërtetë, apo nëse janë thjesht diçka që e ke dëgjuar dhe po e përsërit. Zgjedhja e respektit nuk është gjithmonë më e lehta, sidomos kur të tjerët rreth teje e bëjnë të kundërtën, por është gjithmonë më e forta. Para se të flasësh, kujto këtë: mendo para se të përsërisësh diçka, jo çdo gjë që e dëgjon është e vërtetë apo e drejtë, mund të zgjedhësh vetë fjalët e tua dhe respekti fillon nga ti. Mënyra se si flet sot e formëson mjedisin që e krijon rreth vetes nesër.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.