LIQENI HUMANTAY: LAGUNA E KALTËR E MAHNITSHME E CUSCO

 

Liqeni Humantay është një nga perlat e shumta të fshehura të rajonit malor të Perusë. Ujërat ngjyrë smeraldi dhe akullnaja madhështore bashkohen në harmoni të përsosur për një pamje të pabesueshme. Ky liqe është vërtetë një xhevahir i fshehur pasi që ai gjendet në mes të dy majave të ndryshme dhe mënyra e vetme për t’iu qasur (në mënyrë të sigurt) është duke u ngjitur nga poshtë. Kjo do të thotë që nuk do të mund ta shihni ujin deri në momentin e fundit.

 

Ku është liqeni Humantay?

I ngjeshur në mes të Majës Salkantay dhe Maleve Humantay, kjo lagunë e mrekullueshme malore gjendet 120 kilometra nga Cusco, në vargmalet e Andeve. Rrjedhimisht, Liqeni Humantay gjendet në një lartësi prej 4200 metra mbi nivelin e detit dhe për këtë arsye aty mbizotëron mot dhe temperatura të veçanta. Përndryshe, gjatë ditës temperatura e ujit të liqenit shkon deri në pesë gradë (5º C) celsius, ndërsa gjatë natës ajo bie deri në zero gradë (0º C) celsius.

Prej nga vjen ngjyra e Liqenit Humantay?

Liqeni është një rrjedhje nga akullnaja masive që shihet sipër ujit. Bashkë me ujin që rrjedh lirohen edhe mineralet e ndryshme të cilat kanë ngecur në akullnajë. Janë pikërisht këto minerale të cilat ia japin ngjyrën e smeraldit ujit të liqenit. Nuanca e ngjyrës së ujit mund të varet edhe nga periudha e vitit, temperatura dhe moti.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE