10 UJËVARAT MË MAHNITËSE NË BOTË

 

Ujëvarat i tërheqin vizitorët me historinë e tyre të pasur dhe i lënë të mahnitur ata me bukuritë e tyre misterioze. Shikoni dhjetë ujëvarat më të bukura në botë dhe të shohim nëse pajtoheni me këtë listë.

 

  1. Ujëvarat Iguazu (Argjentinë/Brazil): Ky kompleks, i cili gjendet në kufirin në mes të Argjentinës dhe Brazilit, përbëhet nga 275 ujëvara. Në përkthim nga gjuha guarani, emri i këtyre ujëvarave do të thotë uji i madh. Ato janë në listën e mrekullive botërore.

 

  1. Ujëvara e Viktorias (Zambia/Zimbabve): kjo ujëvarë e gjerë deri në 1,7 km, gjendet në lumin Zambezi. Emrin e ka marrë sipas mbretëreshës Viktoria dhe ajo gjendet në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO. Emri lokal i kësaj ujëvare Mosi-oa-tunya do të thotë tymi që gjëmon.

 

  1. Ujëvara e Niagarës (SHBA/Kanada): emri i kësaj ujëvare rrjedh nga gjuha e indianëve dhe do të thotë uji që gjëmon. Në ujëvarën e Niagarës Nikola Tesla mori pjesë në ndërtimin e hidrocentralit të parë, ku sot edhe gjendet një përmendore e tij.

 

  1. Ujëvara Angel (Venezuelë): këto ujëvara gjenden thellë në xhungël, kurse janë zbuluar rastësisht në vitin 1933, kur piloti, sipas të cilit këto ujëvara janë emëruar, hasi në to teksa po kërkonte burime të mineraleve.

 

  1. Ujëvara Kaieteur (Guajanë): kjo ujëvarë gjendet në lumin Potaro dhe tek ajo mund të shkohet vetëm me aeroplan. Kjo ujëvarë është e lartë 226 metra.

 

  1. Ujëvara Josemiti (SHBA): është ndër ujëvarat më të mëdha në botë, por është posaçërisht e veçantë gjatë perëndimit të diellit, kur uji duket sikur llavë.

 

  1. Ujëvara Gullfos (Islandë): kjo ujëvarë masive bie në një kënd prej 90 shkallë. Ndryshe njihet edhe si ujëvara e artë. Ka pasur tentime që aty të ndërtohet një hidrocentral, por ajo sot është e mbrojtur si bukuri natyrore, dhe rrjedhimisht është e paprekur.

 

  1. Ujëvara Dettifoss (Islandë): është një ujëvarë me fuqi masive. Fuqia e saj është aq e madhe sa që toka në afërsinë e saj me plotë kuptimin e fjalës dridhet. Uji rrjedh nga akullnajat, kështu që kur ngrohet koha, ajo nxjerr edhe më shumë ujë.

 

  1. Ujëvara Plitvice (Kroaci): kjo rrjetë mbresëlënëse e liqeneve dhe ujëvarave të cilat ndërthuren mes tyre, po ashtu gjendet në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO. Ujëvara më e madhe quhet Veliki Slap (Ujëvara e Madhe), kurse më e bukura është Ujëvara e Milka Trninës.

 

  1. Sutherland (Zelandë e Re): është një ujëvarë i cili është emëruar sipas zbuluesit të saj. ajo gjendet në parkun kombëtar Fiordland, kurse është 580 metra e lartë.
PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE