16 DITË AKTIVIZËM KUNDËR DHUNËS NË BAZA GJINORE

 

“16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës në Baza Gjinore” është një fushatë ndërkombëtare e cila zhvillohet çdo vit nga 25 nëntor, kur shënohet Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Dhunës ndaj Femrave, dhe përfundon më 10 dhjetor, kur shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Kjo fushatë shfrytëzohet nga individët dhe grupet nga mbarë bota si strategji organizative për ndalimin e dhunës ndaj femrave.

 

Fushata “16 Ditë” i përfshinë disa data të rëndësishme ndërkombëtare të cilat janë të ndërlidhura me femrat, dhunën dhe të drejtat e njeriut:

 

25 Nëntor – Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Dhunës ndaj Femrave,

1 Dhjetor – Dita Botërore e Luftës Kundër AIDS,

2 Dhjetor – Dita Ndërkombëtare Kundër Robërisë,

3 Dhjetor – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara,

6 Dhjetor – Përvjetori i Masakrës së Montrealit,

10 Dhjetor – Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

 

Në Kosovë, në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, do të zhvillohen mbi 40 aktivitete si: debate, punëtori, vizita në shtëpitë e sigurta, etj. Po ashtu, disa prej ndërtesave më të rëndësishme do të ndriçohen me ngjyrën e portokalltë.

 

Tema e sivjetme e fushatës është: “Botë e Portokalltë: Financojeni, Përgjigjuni, Parandaloni, Mblidhuni!”

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE