20 PREMIERA TË CILAT U SHTYNË PËR VITIN 2021 (PJESA 1)

 

Industria e filmit nuk ishte imune ndaj pasojave të COVID-19. Si rezultat, shumë premiera të filmit që ne mezi prisnim t’i shihnim në vitin 2020, duhej të shtyheshin për në vitin 2021. Padyshim, adhuruesit e filmit u zhgënjyen, megjithatë, nëse gjithçka shkon mirë, ne do të shohim disa filma të shkëlqyeshëm në 2021. Më poshtë ju kujtojmë orarin aktual të disa prej premierave më të pritura të ekranit të argjendit.

 

  1. The King’s Man – U shty për 12 shkurt 2021

Në pjesën e tretë të The King’s Man, heroi duhet të garojë me kohën për t’i ndalur tiranët më të ligë të historisë dhe ideatorët kriminelë nga zhdukja e miliona njerëzve.

Zhanri: Aksion, Aventurë, Komedi

 

  1. Tom and Jerry – U shty për 5 mars 2021

Një punonjës hoteli e punëson macen Tom për ta hequr qafe miun Xherri.

Zhanri: Fëmijë dhe familje, Komedi

 

  1. Raya and the Last Dragon – U shty për 12 mars 2021

Një luftëtar nga një civilizim antik kërkon një dragua uji.

Zhanri: Fëmijë dhe Familje, Aventurë, Animacion, Fantazi

 

  1. No Time To Die – U shty për 2 prill 2021

Ky është filmi më i ri i Xhejms Bondit me Daniell Kreg për herë të fundit në këtë rol ikonik.

Zhanri: Aksion, Aventurë, Mister dhe Triller

 

  1. F9 – U shty për 2 prill 2021

Dominik Toreto dhe ekuipazhi i tij bashkojnë forcat për ta luftuar vrasësin më të aftë dhe shoferin më të zhdërvjelltë që kanë hasur ndonjëherë – vëllanë e tij të braktisur.

Zhanri: Aksion, Aventurë

 

  1. Monster Hunter – U shty për 23 prill 2021

Një portal e transporton nënkolonelin Artemis dhe njësinë elitare të ushtarëve në një botë të çuditshme ku monstra të fuqishme sundojnë me egërsi vdekjeprurëse. Përballë rrezikut të pamëshirshëm, ekipi takohet me një gjahtar misterioz që mund të jetë shpresa e vetme për ta gjetur një mënyrë për në shtëpi.

Zhanri: Fantazi, Aventurë, Aksion

 

  1. Black Widow – U shty për 7 maj 2021

Spiunia ndërkombëtare dhe vrasësja Natasha Romanof bëhet super-heroi Black Widow (Vejusha e zezë).

Zhanri: Aksion, Aventurë

 

  1. Godzilla vs. Kong – U shty për 21 maj 2021

Monstrat e frikshëm, Godzilla dhe King Kong, dyluftojnë në një betejë epike për epoka të tëra, ndërsa njerëzimi synon që t’i zhdukë të dy krijesat dhe ta marrë përsëri planetin.

Zhanri: Aksion, Sci Fi, Aventurë

 

  1. Ghostbusters: Afterlife – U shty për 11 qershor 2021

Kur një nënë dhe dy fëmijët e saj zhvendosen në një qytet të ri, së shpejti zbulojnë se kanë një lidhje me Ghostbusters origjinal dhe trashëgiminë e fshehtë të gjyshit të tyre.

Zhanri: Fantazi, Komedi

 

  1. Venom: Let There Be Carnage – U shty për 25 qershor 2021

Venom kthehet në këtë vazhdim për ta luftuar Carnage të ligë.

Zhanri: Aksion, Sci Fi, Aventurë, Fantazi

 

Vazhdon….

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE