20 PREMIERA TË CILAT U SHTYNË PËR VITIN 2021 (PJESA 2)

 

Industria e filmit nuk ishte imune ndaj pasojave të COVID-19. Si rezultat, shumë premiera të filmit që ne mezi prisnim t’i shihnim në vitin 2020, duhej të shtyheshin për në vitin 2021. Padyshim, adhuruesit e filmit u zhgënjyen, megjithatë, nëse gjithçka shkon mirë, ne do të shohim disa filma të shkëlqyeshëm në 2021. Më poshtë ju kujtojmë orarin aktual të disa prej premierave më të pritura të ekranit të argjendit.

 

Top Gun: Maverick – U shty për 2 korrik 2021 Pit “Maverick” Miçell vazhdon ta sfidojë limitin pas viteve të shërbimit si një nga aviatorët kryesorë të Marinës. Ai së shpejti duhet të përballet me të kaluarën ndërsa trajnon një skuadër të re të të diplomuarve për një mision të rrezikshëm që kërkon sakrificën e fundit.

Zhanri: Aksion, Aventurë

 

Minions: The Rise of Gru – U shty për 2 korrik 2021 Aventurat e mëtejshme të Gru dhe Minionëve të tij.

Zhanri: Aventurë, Komedi, Animacion, Fëmijë dhe Familje.

 

Jungle Cruise – U shty për 30 korrik 2021 Dr. Llilli Hugton angazhon ndihmën e kapitenit Frank Uolf për ta marrë në Amazon me anijen e tij të shkapërderdhur. Së bashku, ata kërkojnë një pemë antike që e ka fuqinë e shërimit – një zbulim që do ta ndryshojë të ardhmen e mjekësisë.

Zhanri: Aksion, Aventurë.

 

The Hitman’s Wife’s Bodyguard – U shty për 20 gusht 2021 Sellma Hajek bashkohet me Rajan Rejnollds dhe Samuell Xhekson në këtë vazhdim të filmit aksion/komedi 2017.

Zhanri: Aksion, Komedi.

 

Dune – U shty për 1 tetor 2021 Paul Atreides udhëheq fiset nomade në një betejë për ta kontrolluar planetin e shkretë Arrakis.

Zhanri: Sci Fi, Aventurë

 

The Last Duel – U shty për 15 tetor 2021 Dy kalorës hasin në tradhti në Francën e shekullit të 14-të.

Zhanri: Dramë, Histori

 

Snake Eyes – U shty për 22 tetor 2021 Aventurat e mëtejshme të ninxha-komandos Snake

Eyes.

Zhanri: Aksion, Aventurë

 

Eternals – U shty për 5 tetor 2021 Të Përjetshmit i shfrytëzojnë fuqitë e tyre mbinjerëzore për t’i luftuar Devijantët e ligë.

Zhanri: Aksion, Aventurë, Fantazi

 

Free Guy – U shty për një datë të panjohur Një sportelist në bankë i quajtur Gaj e kupton se ai është një personazh sfondi në një videolojë botërore të hapur të quajtur Qyteti i Lirë që së shpejti do të dalë jashtë funksionit.

Zhanri: Aksion, Komedi.

 

Death on the Nile – U shty për një datë të panjohur Në këtë triller Detektivi i Agata Kristi, Herkul Poirot, heton vrasjen e një trashëgimtare të re në bordin e një anijeje lundrimi në lumin Nil.

Zhanri: Dramë, Krim, Mister dhe Triller

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE