4YOU MAGAZINE DHE RADIO K4 JU FTOJNË TË LUANI DHE TË FITONI!

 

Lexues të dashur,

Duke filluar nga sot, Redaksia e 4You Magazine në bashkëpunim me redaksinë e Radio K4 do të organizojnë një lojë shpërblyese me dhjetë edicione, e cila do të zgjasë gjatë tërë vitit 2022.

 

Kush? Çka? Kur?

Loja Shpërblyese do të organizohet dhe zhvillohet dhjetë herë në vit (nga 5 herë në vit nga secila prej redaksive tona). Në secilin edicion një fitues do të zgjidhet me short nga të gjithë pjesëmarrësit që janë bërë pjesë e lojës sonë shpërblyese.

 

Publiku i synuar për këtë Lojë Shpërblyese do të jenë gjeneratat e reja, dhe në përputhje me këtë secili fitues do të fitojë një dhuratë të përshtatshme dhe të çmuar (për të mësuar më shumë na ndiqni në platformat tona të mediave sociale – Facebook dhe Instagram). Gjithsesi, duhet ta theksojmë që për të marrë pjesë në lojën tonë ju duhet t’i plotësoni disa kritere si:

 

  • Mosha e lejuar për pjesëmarrje në këtë garë është 14-25 vjeçar;
  • Bëni Like dhe/ose Follow faqeve tona të Facebook dhe Instagram;
  • Përgjigjuni saktë pyetjeve në ueb faqen tonë;
  • Fituesi do të zgjidhet me short në fund të muajit.

 

Gara do të zhvillohet tërësisht online, prandaj krahas kësaj ju duhet edhe t’i jepni të dhënat personale që kërkohen në ueb faqen tonë.

 

Platformat e Mediave Sociale

Kështu pra, nëse dëshironi që të merrni pjesë në lojën tonë shpërblyese, e tëra që duhet të bëni është që t’i vizitoni ueb faqet tona përmes vegzave dhe QR kodeve që i gjeni në faqet e 4You Magazine dhe Radio K4 në Facebook dhe Instagram.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE