– Vrisni mikrobet dhe shpejtoni qasjen online edhe pas krizës së koronavirusit –
Përveç pandemisë që po ndodh në valë nga marsi, gjatë pjesës tjetër të vitit, ne do të kalojmë më pak kohë jashtë për shkak të motit të ftohtë. Përveç distancës fizike, bartjes së maskave dhe larjes së shpeshtë të duarve, edhe teknologjia mund të kontribuojë në ngadalësimin e përhapjes së pandemisë. Aplikacionet për gjurmimin e kontakteve për smartfonin tuaj mund t’ju informojnë nëse keni qenë afër dikujt që ka rezultuar pozitiv për virusin. Stacionet e matjes së temperaturës mund t’ju presin në hyrjen e ndonjë ndërtese. Sensorët mund t’ju bëjnë test të menjëhershëm ‘pa prekje’ dhe madje edhe ju refuzojnë hyrjen nëse zbulojnë se keni ethe. Por disa pajisje në shtëpi gjithashtu mund t’ju ndihmojnë gjatë këtyre kohërave sfiduese.
Përmirësoni kamerën tuaj
Ndërsa llaptopi juaj mund të ketë tashmë kamerë të integruar, cilësia e videos dhe audios mund të mos jetë e përsosur. Webcam Logitech C925e futet në portin USB në kompjuterin tuaj, kapet në pjesën e sipërme të laptopit ose desktopit tuaj dhe jep rezolucion 1080 piksella, me definicion të plotë të rezolucionit të lartë me fushë shikimi 78 shkallë. Teknologjia Logitech’s RightLight 2 përmirëson automatikisht cilësinë vizuale në dritë të ulët. Për kapjen e qartë të fjalëve tuaja, kjo kamerë i ka dy mikrofonë omni-direksional. Në fund, C925e përmban një kapak të integruar të privatësisë për tu siguruar se askush nuk ju shikon kur mendoni se nuk është në përdorim.
Përforcoje sinjalin e celularit
Ndoshta Wi-Fi e shtëpisë është e mirë, por lidhja celulare jo. Përforcuesi i sinjalit celular mund t’i përmirësojë telefonatat, tekstet dhe shpejtësinë e të dhënave. Duke mbuluar deri në 3,500 metra katrorë, SureCall Flare 3.0 vjen në dy pjesë: një njësi e vogël me përforcues dhe antenë që mund të vendoset në raft librash, tryezë ose tavolinë dhe antena e dytë montohet jashtë për t’i përfocuar valët. Përfshihet kablloja 15 metra.
Mbani duart larg rubinetit
Keni parë rubinete pa prekje në shumë tualete publike, por mund ta blini një edhe për shtëpinë tuaj. Rubineti i mençur i kuzhinës ‘U’ nga Moen fillon rrjedhën e ujit pasi që e lëvizë dorën para sensorit të vogël. Nëse keni altoparlant të mençur të mundësuar nga Alexa ose Google, mund ta përdorni zërin tuaj dhe madje ta kërkoni temperaturën e dëshiruar dhe vëllimin specifik të ujit. Rubineti ka edhe dorezë manuale.
Gradoje router-in i internetit
Me shumë pajisje tani të lidhura në Wi-Fi, mund ta keni vërejtur se performanca mund të bjerë ndjeshëm kur disa lidhen në të njëjtën kohë, për shembull përderisa jeni të lidhur me Zoom ose FaceTime me gjyshet, e tjetri shikon Netflix në smart TV. Standardi më i fundit Wi-Fi, i quajtur Wi-Fi 6, duhet të ndihmojë. Në mënyrë konservatore, Wi-Fi 6 është 30 për qind deri 40 për qind më i shpejt sesa ajo që po përdorni tani. Wi-Fi 6 është kompatibil me paraprakët, që do të thotë se pajisjet më të vjetra ‘wireless’ do të punojnë me ruterin Wi-Fi 6, por për të përfituar nga teknologjia, duhet të kërkoni llaptopë, smartfona të përputhshëm me Wi-Fi 6.
Mbuloje tastierën tënde
Tastiera e kompjuterit është një sipërfaqe tjetër që mund të strehojë baktere dhe viruse. Në dispozicion për MacBook Pro dhe MacBook Air, mbrojtësi i tastierës ‘Uppercase GhostCover Premium Ultra Thin’ është krijuar për ta mbuluar tastierën e MacBook tuaj specifik. Prodhuesi rekomandon heqjen e mbulesës së tastierës shpesh për ta fshirë ose larë. Kur të jetë tharë, vendoseni përsëri mbi tastierë. Me shkronja të mëdha thuhet se mbrojtësi është bërë nga poliuretani termoplastik i gradës inxhinierike.
Vrisni mikrobet mbi telefonin tuaj
Studiuesit e shëndetit thonë se kontaminuesit si koronavirusi mund të jetojnë në sipërfaqen e smartfonit për tre ose katër ditë. Sanitizeri i telefonit ‘Ho-Medic UV-Clean’ është një çantë e vogël që mund ta mbajë telefonin tuaj – madje edhe ata të mëdhenj si Galaxy Note20 ose iPhone 11 Pro Max. Sapo ta mbërtheni me zinxhir dhe ta shtypni një buton, ai përdorë dritën ultravjollcë për t’i shkatërruar deri në 99.9 për qind të baktereve dhe viruseve. HoMedics thotë se teknologjia e saj LED UV-C është provuar se pastrohet në një minutë, e cila është deri në 10 herë më e shpejtë se mjetet tjera të pastrimit në treg.