Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë Christian Heldt i dorëzoi sot 6.000 teste RT-PCR COVID-19 Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për përgjigje në pandeminë Covid-19, të cilat u siguruan dhe u financuan nga Ministria e Shëndetësisë e Gjermane.
Në një konferencë të përbashkët për media me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të këtyre testeve, Ambasadori Heldt u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat e nevojshme të sigurisë dhe institucionet përgjegjëse të zbatojnë politikat e kërkuara në mënyrë që të parandalojnë një përhapje të mëtejshme të virusit në Kosovë.
Testet të cilat u dhuruan sot nga Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë për Kosovën janë prodhuar nga Kompania gjermane “Thermo Fischer” dhe i plotësojnë të gjitha kërkesat e laboratorëve kompetent në Kosovë.