RRJETET SOCIALE DHE ADOLESHENTËT

Të rinjtë gjithnjë e më shumë po kanë nevojë për grupe të mëdha miqsh në rrjetet sociale, dhe sipas studimeve me shumicën prej tyre janë në kontakt të drejpërdrejtë gati kurrë. Këto studime gjithashtu tregojnë se rrjetet sociale ndikojnë shumë në mënyrën se si të rinjtë shikojnë miqësinë dhe intimitetin. Sot, një tinejxher ka rreth 300 miq në Facebook dhe rreth 200 ndjekës në Instagram, e disa kanë edhe shumë më tepër.

 

Standardet e privatësisë po ndryshojnë gjithashtu, pasi shumica e adoleshentëve janë të lirë të postojnë foto dhe informacione personale të shumicës së kontakteve të tyre në mediat sociale. Disa hulumtime tregojnë gjithashtu se shumica e të rinjve nuk i kuptojnë konceptet më të mira të intimitetit ose politikës së gjeo-vendndodhjes, apo edhe rreziqet e mundshme të ndarjes së kodeve të tyre.

 

Për më tepër, të rinjtë sot ndiejnë një presion të caktuar shoqëror për të mbajtur rrjete të mëdha miqsh virtualë, të cilët kurrë nuk do të takohen ballë për ballë. Ndihma shoqërore vjen nga fakti se ata kanë një audiencë të gjerë që mund të shohë gjithçka që ata publikojnë.

 

Edhe pse ekzistojnë indikacione të shumta se miqësia intime midis të rinjve po e humb rëndësinë si rezultat i rritjes së përdorimit të mediave sociale prapseprapë shumë të rinj po e gjejnë mbështetjen personale nga “pëlqimet” dhe komentet në postimet e tyre, megjithëse komunikimi përmes ekranit krijon një sens më të dobët të lidhjes sesa komunikimet direkte.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE