QYTETI ME EMRIN MË TË SHKURTËR NË BOTË

Qyteti, ose më mirë të themi qyteza me emrin më të shkurtër në botë është një prej vendeve të cilin turistët e vizitojnë me shumë ëndje dhe ai gjendet në Ishujt Lofoten në Norvegji. Ishujt Lofoten, janë padyshim një prej vendeve më piktoreske në tokë. Nga Deti Norvegjez ngrihen majat akullnajore magjepsëse, ndërsa vet klima është tejet e këndshme, sepse këta ishuj gjenden në një gji. Turistët e shumtë në Ishujt Lofoten, vijnë çdo verë për të shijuar shëtitjet në malet e mrekullueshme, teksa mrekullohen me qytezat dhe fshatrat e bukura si dhe për të shijuar diellin 24 orë.

 

Qyteza Å

 

Në Norvegji gjendet një qytezë e mrekullueshme e cila padyshim është ndër vendet me emrin më të shkurtër në botë. Turistët me shumë kënaqësi e vizitojnë qytezën Å, e cila e ka marrë këtë emër jo si atraksion turistik, por nga fjala norvegjeze e cila do të thotë “përrua”. Kjo edhe është arsyeja pse, besoni apo jo, vetëm në Norvegji ekzistojnë shtatë fshatra që e kanë emrin e njëjtë Å.

 

Udhëtimi nga pika A në pikën B

 

Gjatë vitit 2004, shkrimtari dhe komediani britanik Paul Parry vendosi që të ndërmerrte një udhëtim të jashtëzakonshëm me biçikletë nga pika A deri në Pikën B. Kjo e nënkupton udhëtimin nga qyteza Å në Norvegji deri në qytezën Bee në Nebraska të SHBA-ve. Natyrisht, gjatë këtij udhëtimi ai e përshkoi oqeanin me anije dhe gjatë kohës që nuk e voziti biçikletën, Parry deklaroi se kishte vrapuar nëpër anije. Kur më në fund arriti në Nebraska, pas tre muajve, banorët e Bee-së e pritën dhe e quajtën atë ditë: “Dita nga A në B”.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE