CABO DE LA VELA: XHEVAHIRI I LA GUAJIRA

 

Cabo de la Vela është një rrip mahnitës i plazhit në bregdetin verior të Kolumbisë. Pamjet e tij magjepsëse dhe kënaqësitë e këtij bregdeti mund të qasen vetëm pas një udhëtimi disa orësh në këmbë nga rruga kryesore. Mirëpo, në fund të rrugëtimit magjia e peizazhit të pabanuar dhe Detit të Karaibeve krijojnë përjetime të paharrueshme.

 

Zbulimi kolonial

Eksploruesi spanjoll Juan de la Cosa, e zbuloi këtë kep në vitin 1499. Zbarkimi i tij ishte zbarkimi i parë i evropianëve në tokën e Amerikës Jugore. Ai e quajti atë Cabo de la Vela që në gjuhën spanjolle do të thotë Kepi i Velave. Thuhet që eksploruesit i panë harqet e terrenit të braktisur dhe ato iu dukën si velat e një barke. Në të vërtetë gjasat janë që spanjollët e adhuronin lundrimin me vela dhe ky tingëllonte si një emër romantik. Në vitin 1537, aty u krijua një vendbanim nga Nikolaus Federmann. Mirëpo, betejat e vazhdueshme me popullin autokton Arawak (paraardhësit e popullit modern Wayuu) për shkak të gjuetisë së perlave, e detyroi zhvendosjen e vendbanimit në Riohacha në vitin 1544. Gjithsesi, në afërsi aty ka mbetur një fshat i vogël.

 

Vend i shenjtë

Për popullin Wayuu që jeton ende në këtë zonë, Cabo de la Vela, ose Jepirra siç e quajnë ata, është një vend i shenjtë. Ata besojnë që kjo është porta e jetës së përtejme, dhe vendi ku shpirtrat e të vdekurve shkojnë për t’u takuar me paraardhësit e tyre. Sot populli Wayuu janë shumë miqësor ndaj vizitorëve. Madje ata varen nga të ardhurat e turizmit. Sidoqoftë, duke qenë se pikat si Pilon de Azucar janë posaçërisht të shenjta për ata, vizitorët duhet të tregojnë respekt maksimal gjatë vizitave të tyre.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE