Chelsea e dominoi finalen e Kupës së Botës për Klube të FIFA-s duke e mposhtur Paris Saint-Germain me rezultat 3–0 në stadiumin MetLife të SHBA-së, para më shumë se 81,000 tifozëve.

 

Cole Palmer ishte heroi i mbrëmjes me dy gola dhe një asistim, ndërsa João Pedro e vulosi rezultatin me një supergol. Trajneri Enzo Maresca e vlerësoi skuadrën dhe ndeshjen si një moment historik për klubin.

 

Ky ishte titulli i dytë i Chelsea-s në këtë garë, por i pari në formatin e ri me 32 skuadra. Përveç trofeut, klubi anglez i fitoi edhe rreth 111 milionë euro, duke e bërë këtë fitore një sukses si në fushë ashtu edhe financiarisht.