PUNËTORITË E MENTORIMIT NË MITROVICË DHE BUJANOC:

 

Në fund të vitit të kaluar, përmes projektit “Agjentët kreativë të paqes” u organizuan punëtori mentorimi në Mitrovicë dhe Bujanoc, duke bashkuar kështu të rinj nga prejardhje të ndryshme për të eksploruar se si arti dhe kultura mund të fuqizojnë përfshirjen sociale, dialogun dhe bashkëpunimin. Gjatë disa ditëve, pjesëmarrësit ndanë përvoja, shkëmbyen perspektiva dhe zbuluan se si kreativiteti mund të frymëzojë mirëkuptim dhe bashkëpunim ndërmjet të gjithë njerëzve në Kosovë.

 

Objektivat dhe mentorimi

Të udhëhequra nga mentorë me përvojë, punëtoritë kishin për qëllim që të fuqizojnë të rinjtë që t’a përdorin kreativitetin si forcë ndërtuese për ndryshim. Pjesëmarrësit u udhëzuan në çdo hap të zhvillimit të projektit, nga formësimi i ideve fillestare deri te analizimi i realizueshmërisë dhe përdorimi i metodave të planifikimit pjesëmarrës. Përmes diskutimeve në grup dhe ushtrimeve praktike, ata mësuan se si idetë artistike mund të shndërrohen në iniciativa reale të bazuara në shoqëri që kanë ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm. Seancat i dhanë rëndësi të barabartë kreativitetit dhe përgjegjësisë. Mentorët i inkurajuan pjesëmarrësit të mendojnë në mënyrë kritike, të dëgjojnë të tjerët dhe të gjejnë mënyra se si të përfshijnë zëra të ndryshëm në projektet e tyre. Shumë të rinj treguan se kjo ishte përvoja e tyre e parë me punë ekipore të strukturuar, që fokusohet në art dhe angazhim shoqëror.

 

Ekplorimi i kontekstit lokal

Programi gjithashtu përfshiu shëtitje nëpër qytet që u mundësuan pjesëmarrësve të eksplorojnë lagje, qendra kulturore dhe hapësira publike, të cilat mund të shndërrohen në vende potenciale për iniciativa artistike. Këto eksplorime i inkurajuan ata të shikojnë rrethinën e tyre të përditshme me një sy tjetër, jo vetëm si vende nëpër të cilën kalojnë çdo ditë, por si hapësira potenciale për bashkëpunim, shprehje dhe lidhje. Siç theksoi një mentor, kjo pjesë e trajnimit i ndihmoi pjesëmarrësve të kuptojnë se ndryshimi domethënës shpesh fillon me vëzhgimin e mjedisit të vetë dhe gjetjen e mënyrave kreative për t’u angazhuar në të.

Zhvillimi dhe prezantimi i ideve

Gjatë seancave përmbyllëse, secili grup prezantoi idetë e tyre për projekte, diskutoi sfidat dhe i përpunoi konceptet me mbështetjen e mentorëve. Propozimet përfshinin ekspozita arti të udhëhequra nga të rinjtë, koncerte shumëkulturore, performanca në vende specifike dhe mbrëmje poezie, të gjitha të përpiluara për të bashkuar njerëzit dhe për të promovuar dialogun përmes artit. Pjesëmarrësit mësuan gjithashtu si t’i prezantojnë idetë e tyre publikisht dhe si t’i strukturojnë hapat e ardhshëm për zbatim. Atmosfera gjatë prezantimeve u përshkrua si frymëzuese dhe bashkëpunuese, me pjesëmarrës që ofronin komente dhe mbështetje për njëri-tjetrin.

 

Mendimet e pjesëmarrësve

Shumica prej tyre mendonin që punëtoritë ishin hapësirë për të rizbuluar kuptimin e shprehjes kreative. “Arti është mënyra më e mirë përves së cilit një person mund të shprehë ndjenjat, mendimet dhe përvojat e tij, duke i shndërruar ato në diçka që prek zemrat e të tjerëve”-tha një pjesëmarrës, duke reflektuar mbi thellësinë emocionale të procesit kreativ. Një pjesëmarrës tjetër e përshkroi artin si burim lirie dhe qetësie: “Për mua, arti është mënyrë për të shprehur lirshëm veten dhe mendimet e mia dhe për të gjetur qetësinë më vete”.

 

Rreth projektit

Projekti “Agjentët kreativë të paqes” zbatohet nga Qendra për Veprime Sociale Afirmative – CASA, në partneritet me “CDE-Valley”, i mbështetur nga Ministria Federale e Punëve të Jashtme të Gjermanisë përmes IFA –“Institut für Auslandsbeziehungen” (Instituti për Marrëdhënie Kulturore me Jashtë), përmes Programit për Financim “zivik Funding Programme”. Kjo nismë synon të fuqizojë të rinjtë që të angazhohen në mënyrë konstruktive, duke e përdorur artin dhe kulturën si mjete të fuqishme për mirëkuptim, përfshirje dhe lidhje të qëndrueshme.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.