A JANË LUANËT ME TË VËRTETË TRIMA?

 

Me mijëra vjet, njerëzit e kanë konsideruar luanin si “mbretin e kafshëve” dhe një prej krijesave më trime në natyrë. Por, a është kjo mace e madhe me krifë madhështore me të vërtetë kaq trime?

 

Mbreti anglez Riçard Zemërluani (Richard the Lionheart) e ka marrë këtë nofkë para së gjithash për shkak të trimërisë së treguar në beteja, dhe rishtas një prej ekspertëve më të mëdhenj për luanët e ka dhënë një përgjigje shkencore nëse kjo nofkë është e qëlluar apo jo.

 

Nëse bazohemi në standardet njerëzore atëherë luanët janë me të vërtetë trima. Mirëpo, ky nuk është një standard i saktë pasi që sipas të gjitha gjasave ata nuk e përjetojnë trimërinë sikurse njerëzit. Gjithsesi, pa marrë parasysh nëse e përjetojnë trimërinë sikur njerëzit apo jo “luanët nuk i frikësohen asnjë grabitqari tjetër”, kështu thotë, Craig Parker, ekolog nga Universiteti i Minesotës, dhe një prej ekspertëve më të mëdhenj në botë për luanët.

 

“Luaneshat gjuajnë gazela dhe zebra, kurse meshkujt e kanë për detyrë që të gjuajnë gjah më trupmadh rrëzimi i të cilëve kërkon fuqi më të madhe. Nuk është arritje e vogël që të gjuhet një bizon. Kjo i ka rreziqet e veta,” shton Parker.

 

Sido që të jetë, vija ndarëse në mes të trimërisë dhe budallallëkut është shumë e hollë, dhe me sa duket kjo vlen edhe për kafshët. “Nganjëherë kjo trimëri kalon në budallallëk, dhe për këtë arsye luanët e marrin guximin që të tentojnë të gjuajnë ndonjë rinoqeront aspo edhe elefant. Rrjedhimisht, gjatë këtyre përpjekjeve ata vriten”, thotë në fund Parker.

 

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE