A KENI ENDE DYSHIME PËR MASKAT? KËTO JANË FAKTET SHKENCORE SE SI MASKA PËR FYTYRË E PARANDALON VIRUSIN KORONA

 

Para një viti, maskat mbrojtëse u bënë pjesë e jetës sonë të përditshme. Që nga ajo kohë, bartja e maskave është bërë obligative në dyqane dhe në shumë hapësira të mbyllura. Sidoqoftë, edhe pse tashmë jemi mësuar disi me bartjen e tyre, ka ende diskutime rreth efektivitetit të bartjes së maskave.

 

Kur pandemia filloi të përhapej para një viti, pothuajse asgjë nuk dihej rreth virusit të ri SARS-CoV-2 (i njohur edhe si virusi korona). Shkencëtarët nuk kishin njohuri se si njerëzit e infektuar e bartnin virusin para se simptomat e tij të shfaqeshin, gjë që ndodhte njëjtë edhe me asimptomatikët. Zbulime të reja në lidhje me përhapjen e virusit korona janë bërë muajve të fundit dhe epidemiologët në shumë vende kanë rekomanduar që maska për fytyrë duhet të bartet. Maskat shërbejnë si një pengesë që kap stërkalat kur dikush teshtitë, kollitet ose merr frymë, prandaj pikat nga hunda dhe goja nuk shkojnë aq larg sa do të barteshin nëse një person nuk do të bartë maskë. Pavarësisht nga reagimet negative të publikut, numri në rritje i studimeve konfirmon se maskat janë një nga armët më të fuqishme kundër COVID 19.

 

Çfarë dëshmish kemi se bartja e maskës është efektive në parandalimin e Covid-19?

Ekzistojnë disa lloje provash që mbështesin efikasitetin e maskave. Një kategori e provave vjen nga studimet laboratorike të pikave të frymëmarrjes dhe aftësia e maskave të ndryshme për t’i bllokuar ato. Një eksperiment i bërë përmes një videoje të shpejtë zbuloi se kur dikush flet një fjali të thjeshtë, qindra pika të ndryshme nga 20 deri në 500 mikrometra dalin nga goja, por që pothuajse të gjitha këto pika u bllokuan kur goja ishte e mbuluar nga një leckë e lagur. Një studim tjetër i njerëzve që kishin grip ose ftohje të zakonshme zbuloi se mbajtja e maskës kirurgjikale zvogëloi ndjeshëm sasinë e këtyre viruseve të frymëmarrjes që barten përmes stërkalave dhe frymëmarrjes. Por dëshmia më e madhe në favor të maskave vjen nga studimet e skenarëve realë. Gjëja më e rëndësishme janë të dhënat epidemiologjike. Një studim tjetër i bërë në 198 vende mori për bazë vdekjet e shkaktuara nga virusi korona dhe zbuloi se ata me norma kulturore ose politika qeveritare që favorizonin bartjen e maskave kishin shkallë më të ulët të vdekjeve.

 

A i mbron maska njerëzit që i bartin ato apo ata përreth tyre?

Maskat mund të jenë më efektive si një “kontroll burimi” sepse ato mund të parandalojnë avullimin e stërkalave më të mëdha që dalin nga goja në pika më të vogla që mund të udhëtojnë më larg. Një faktor tjetër për të mbajtur mend është se ju ende mund të infektoheni me virus përmes membranave në sytë tuaj, një rrezik që bartja e maskës nuk e eliminon.

 

Sa njerëz duhet të bartin maskën që të zvogëlojnë bartjen e virusit në komunitet?

Sipas një simulimi të kryer, studiuesit parashikuan se 80 për qind e popullatës që bartnin maska do të bënte më shumë për të zvogëluar përhapjen e Covid-19 sesa një imponimi i masave të rrepta apo edhe mbyllja totale. Edhe nëse jetoni në një komunitet ku numri i atyre që bartin maska është i vogël, ju akoma do të zvogëlonit mundësinë për t’u infektuar, nëse e bartni maskën.

 

A luan rol lloji i maskës?

Studimet e ndryshme që kanë bërë krahasimin e materialeve të ndryshme të maskave, por edhe publiku i gjerë, kanë ardhur në përfundim se gjëja më kryesore që duhet të merret parasysh mund të jetë rehatia. Maska më e mirë për ta bartur është ajo që ju bën të ndiheni rehat dhe vazhdimisht. Në fund të fundit, çdo maskë që mbulon hundën dhe gojën do të jetë e dobishme.

 

A na duhet maska nëse mbajmë distancë sociale?

Veç jemi mësuar me tri shkronjat e famshme të gjuhës angleze, që ndihmojnë në largimin e Covid-19, gjegjësisht “Tri W-at”: të bartim maskën, të lajmë duart dhe të mbajmë distancën. Por nga të tre, gjëja më e rëndësishme është bartja e maskës. Në krahasim me bartjen e maskës, pastrimi i telefonit tuaj të mençur ose larja e gjësendeve ushqimore janë “thjesht shpërqendrues”. Ekzistojnë shumë pak dëshmi se fomitet (sipërfaqet e ndotura) janë burim kryesor i bartjes së virusit, por ka shumë dëshmi të bartjes së virusit përmes stërkalave të thithura.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE