ADOLOSHENTI QË E MONITORON AEROPLANIN E ELON MUSK

 

Në fillim të këtij viti, 19-vjeçari Jack Sweeney fitoi pak famë në internet kur një histori për një nga robotët e tij autonom (bot) në Twitter u publikua nga media të ndryshme. Studenti i kolegjit mirëmban @ElonJet, një gjurmues që poston në Twitter kur avioni privat i Elon Musk ngrihet dhe ulet. Boti mbledh informacionin në lidhje me lëvizjet e avionit privat të Musk duke përdorur të dhënat e disponueshme publike.

 

Jack Sweeney, student 19-vjeçar i kolegjit dhe entuziast i aviacionit, tha se kishte krijuar 16 llogari të automatizuara në Twitter, ose bot, të ngjashme me @ElonJet për të ndjekur avionët në pronësi të bashkë-themeluesit të Microsoft, Bill Gates (@GatesJet) dhe Jeff Bezos të Amazon. Llogaritë e fundit që ai ka krijuar pas kërkesave përfshijnë miliarderin Mark Cuban dhe reperin Drake, të cilët ai tha se ishin më interesantët. “Ai E ka aeroplanin më të madh nga të gjithë, është një Boeing gjigant.” Avioni i reperit, Air Drake, është një Boeing 767-200ER me vlerë185 milionë dollarë, i gjatë 18 metra që mund të transportojë 216 pasagjerë. Sidoqoftë, me 180,000 ndjekës e në rritje, llogaria @ElonJet është deri tani krijimi më i famshëm i Sweeney dhe është ai popullaritet që tërhoqi askënd tjetër përveç Elon Musk për këtë bot.

 

Vjeshtën e kaluar, sipërmarrësi kontaktoi Sweeney në lidhje me @ElonJet. “A mund ta heqësh këtë? Është rrezik sigurie”, i kishte thënë ai. Musk i tha Sweeney-t se do t’i jepte 5000 dollarë për të fshirë llogarinë dhe për t’i mbajtur “të çmendurit” larg që të mos zbulonin vendndodhjen e tij. Sweeney tha se marrja e mesazhit të drejtpërdrejtë nga Musk, të cilin ai e përshkroi si idhullin e tij, ishte një përvojë surreale. “Unë në fakt sapo isha gati për të fjetur dhe them, ‘oh Zoti im, Elon sapo më dërgoi mesazh që të hiqja llogarinë time’”, tha ai. “Ishte çmenduri”. Sweeney bëri një kundërofertë. “A ka ndonjë shans për ta rritur atë në 50 mijë dollarë? Do të ishte një mbështetje e madhe në kolegj dhe ndoshta do të më lejonte të marr një makinë, ndoshta edhe një Model 3”.

 

Musk i tha atij se do të mendonte për këtë, por që atëherë këta dy nuk kanë folur më. Në atë kohë, Sweeney tha se nuk ishte i shqetësuar nga ndjekja e Musk. Puna e tij në @ElonJet e kishte mësuar se si të kodonte dhe atij i dha një punë me gjysmë orari në një kompani të quajtur UberJets. Plus, si një fans i vetëshpallur, ai arriti të ndante një bisedë me një nga idhujt e tij.

 

Në një intervistë të re me Business Insider, ai tha se vendosi të dilte publikisht me ofertën e Musk pasi që miliarderi me gjasë kishte humbur interesin për të përfunduar marrëveshjen. “Ai shkoi në drejtim tjetër nga unë, kështu që pse të mos shkoja në të kundërtën e tij edhe unë?” ishte pyetja e tij për publikimin. “Kam bërë shumë punë për këtë dhe 5000 dollarë nuk janë të mjaftueshme”, kishte thënë Sweeney. Ai tha për Business Insider se oferta fillestare nuk do të zëvendësonte “argëtimin” që ai ka pasur duke punuar në bot.

 

Nuk duket se Musk ka ndonjë interes për të negociuar me Sweeney. Pas bisedës së tyre fillestare, CEO i Tesla dhe SpaceX zbatuan disa nga këshillat teknike që Sweeney i dha atij për ta bërë avionin e tij më vështirë të gjurmueshëm. Në atë kohë, Musk thuhet se i tha gjithashtu Sweeney-t se nuk “ishte e drejtë të paguante për ta mbyllur këtë”.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE