AGUERO

 

Rreth fshatit të vogël Aguero në Spanjë ngrihen shkëmbinjtë e mahnitshëm me lartësi 200 metra të cilët më plotë kuptimin e fjalës e fshehin këtë fshat të vogël dhe Njëherit e krijojnë një peizazh që të lë pa frymë. Përndryshe falë këtyre shkëmbinjve, ky fshat i vogël është edhe parajsa e bjeshkatarëve, alpinistëve, speleologëve dhe adhuruesve të natyrës.

 

Fshati Aguero gjendet në verilidnje të Spanjës në rajonin e Huesca-së, jo shumë larg kufirit me Francën. Në shikim të parë ky fshat nuk dallon shumë prej fshatrave të tjera spanjolle me shtëpi prej guri, fasadë të kuqe dhe detaje dhe reliefë të begatë.

 

Ajo që e veçon këtë fshat dhe arsyeja për të cilën atë e vizitojnë bjeshkatarët dhe alpinistët nga e tërë bota janë formacionet spektakolare të shkëmbinjve të cilat ngritën rreth 200 metra mbi fshatin. Të ashtuquajturat Mallos de Aguero ose Los Mallos, janë vazhdim i vargameleve Pirineje të cilat nga ana veriore e kufizojnë luginën e Lumit Gallego.

 

Formacioni i shkëmbinjve të Mallos de Aguero është po aq i vjetër sa edhe vet Pirinejet – gjegjësisht rreth 65 milionë vjet. Erozionet e shkaktuara nga erërat dhe uji kanë krijuar monlite të çuditshme nga argjila dhe guri ranor, të cilat gati sikur roje ngrihen mbi fshatin dhe vet luginën. Më mbresëlënës është shkëmbi i veçuar nga pjesa tjetër e formacionit e cila quhet Pena Sola.

 

Po ashtu, jo shumë larg Aguero-së gjendet edhe shpella Al-Foraz, e cila e bën këtë vend të përsosur për ata që dëshirojnë të largohen nga tollovia e qytetit në qetësinë e natyrës. Aguero është një destinacion i popullarizuar sidomos për bjeshkatarët, speleologët, paraglajderët, adhuruesit e rafting dhe skijimit.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE