AKADEMIA E RINISË E OSBE-së 2020

Përmes një postimi në llogarinë e vet zyrtare në Facebook, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka njoftuar se do të organizojë edicionin e dytë të Akademisë së Rinisë. Afati i aplikimit për të marrë pjesë në këtë aktivitet do të jetë i hapur deri më 20 shtator 2020.

 

“Nëse jeni student apo keni diplomuar rishtas dhe keni dëshirë që të mësoni më shumë për sfidat për të drejtat e njeriut si dhe zgjidhjet nga ekspertët ndërkombëtar dhe vendor, atëherë aplikoni deri më 20 shtator. Mos e humbisni rastin për t’i përmirësuar aftësitë e juaja dhe për të krijuar miqësi të reja,” thuhet më tej në njoftimin në fjalë të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

 

Akademia e Rinisë është ngjarje vjetore rinore e Misionit të OSBE-së në Kosovë që ofron njohuri të ekspertëve në çështje të të drejtave të njeriut dhe të lidhura me komunitetet për të rinjtë, studentët dhe aktivistët e interesuar. Qëllimi i kësaj ngjarjeje është që të rrisë ndërgjegjësimin, të sigurojë informacion në lidhje me çështjet aktuale, të diskutojë për temat e ndryshme përmes perspektivave dhe qasjeve të ndryshme, si dhe të formojë një rrjet të aktivistëve, vendimmarrësve dhe udhëheqësve të rinj në mes të komuniteteve dhe rajoneve të ndryshme të Kosovës. Kjo ngjarje, mbledh akademikë ndërkombëtarë, ekspertë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut, në përpjekje për të sjellë perspektiva ndërkombëtare në trajtimin e çështjeve lokale. Ngjarja organizohet në formë të një kursi tre-javor të studimeve intensive, të përbërë nga ligjërata dhe punëtori interaktive, të mbajtura çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte nga 28 shtator deri më 16 tetor 2020.

 

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë këtu.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE