ALFAMA LAGJJA MË E VJETËR E LISBONËS

 

Lisbona është kryeqyteti më perëndimor në Evropë dhe një prej më të vjetërve që është banuar pandërprerë në Evropë, dhe ai rreshtohet si një prej qyteteve më të bukura prej shumë udhëtarëve. Sipas disa vlerësimeve, ky është qyteti më i rehatshëm për të jetuar në të në botë, dhe njëherit një prej qyteteve më të vizituara në Evropë. Kryeqyteti i Portugalisë dallohet për shumë gjëra, kurse lagjja e tij Alfama është posaçërisht interesante.

 

Atmosferë fshati brenda qytetit

E vendosur në mes të qytetit, Alfama është një lagje e Lisbonës, rrugët e ngushta, sheshet e vogla, koshëzat dhe ndërtesat me lara të të cilës janë gjithmonë të mbushura me atmosferë shtëpiake, kurse banorët e saj afatgjatë kanë marrëdhënie shumë të mira mes tyre. Ata me shumë kënaqësi ndalojnë në rrugica për të biseduar, fëmijët e tyre shoqërohen gjithmonë nën përcjelljen e maceve dhe qenve. Kështu Alfama të krijon përshtypjen e një fshati brenda qytetit.

 

Lagjja më e vjetër e qytetit

Lagjja Alfama në Lisbonë, pikësëpari është e njohur për atë se është më e vjetra. Krahas kësaj, ajo është e vetmja që i ka mbijetuar tërmetit të vitit 1755, andaj ajo është edhe një dëshmi se si është dukur Lisbona përpara kësaj katastrofe, e cila e shkatërroi tërë qytetin. Në Alfama kryesisht jetonin të varfrit. Me zhvillimin e i Lisbonës si një liman i rëndësishëm u rrit edhe rëndësia e Alfamës, e cila edhe sot e kësaj dite e ruan një pamje pak më skamnore, por që gjithsesi është kthyer në një qytet modern të shitoreve të vogla dhe banesave me lara.

 

Vendi ku ka lindur muzika fado

Meloditë dhe tekstet e trishtuara që i këndojnë shpirtit mund të dëgjohen nga baret dhe kafenetë e vogla në këtë lagje të Lisbonës. Fado, është muzikë tradicionale portugeze e njohur botërisht në të cilën i këndohet saudade – mallit, nostalgjisë dhe trishtimit të cilat shpesh buronin nga largimi i marinarëve ose nga vet varfëria. Historikisht, ky zhanër i muzikës rrënjët e veta i gjen pikërisht në lagjen Alfama, aty ku jetonin familjet e varfra të shumë marinarëve.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE