AMBASADA BRITANIKE DHE KOMBET BASHKUARA I BASHKOJNË FORCAT PËR TË MBËSHTETUR KOSOVËN GJATË COVID-19

Përmes një deklarate të përbashkët për shtyp bëhet e ditur se që nga dita e hënë (05/10/2020) Ambasada Britanike dhe Kombet e Bashkuara kanë vendosur që bashkërisht të nisin një projekt, përmes të cilit do të zhvillohen një sërë ndërhyrjesh të integruara dhe gjithëpërfshirëse në shëndetësi dhe arsim. Qëllimi i këtij projekti është që të ndihmohet Kosova në rikuperimin nga vala e parë e COVID-19 si dhe të ulet ndjeshmëria ndaj valëve të ardhshme.

 

I zhvilluar në bashkëpunim me homologët nga ministria e shëndetësisë dhe ajo e arsimit, projekti me vlerë 2,5 milionë dollarë amerikan, i titulluar “Kthimi në Normalitetin (e Ri) në Kosovë: Fuqizimi i qëndrueshmërisë përmes kthimit të sigurt dhe gjithëpërfshirës në normalitet në shëndetësi dhe arsim gjatë COVID-19”, do të zbatohet nga UNFPA, UNICEF, UN Women dhe OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë), ndërsa ky projekt do të vazhdojë të zbatohet deri në muajin mars të viti 2021, thuhet më tej në deklaratën për shtyp.

 

Po ashtu, bëhet e ditur se në shëndetësi, projekti do të fokusohet në forcimin e kapaciteteve për zbulimin e COVID-19 përmes laboratorëve rajonale në Gjilan dhe Prizren dhe pajisjeve rëntgen në Graçanicë, si dhe përmes promovimit të mesazheve dhe masave parandaluese të besueshme kundër COVID-19. Ndërsa, në fushën e arsimit, projekti do të mbështesë sigurinë e shkollave përmes mbështetjes së respektimit të rekomandimeve për COVID-19 në shkolla dhe duke ofruar mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta si dhe për ata që rrezikojnë të braktisin shkollat. Vëmendje e veçantë në këtë projekt do t’i kushtohet vajzave dhe femrave të reja.

 

Për shkak të kufizimeve në fuqi për shkak të COVID-19, ky projekt u fillua me një ceremoni virtuale të vogël në të cilën morën pjesë Ambasadori Britanik Nicholas Abbott dhe Koordinatorja e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (United Nations Development Coordinator) Ulrika Richardson në Prishtinë dhe Emëruari i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Fondin e KB-ra për Përgjigje dhe Rikuperim nga COVID-19. Të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e agjencive të KB-ra UNFPA, UNICEF, UN Women si dhe OBSH-ja, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët për shtyp për këtë projekt.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE