ANNE-MARIE!

 

Anne-Marie Rose Nicholson (e lindur më 7 prill 1991) është këngëtare dhe tekstshkruese angleze. Ajo bëri disa këngë të cilat prekën listat në UK Singles Chart, duke përfshirë “Rockabye” të Clean Bandit, me Sean Paul, që preku numrin një, si dhe “Alarm”, “Ciao Adios”, “Friends” dhe “2002”. Albumi i saj debutues në studio ‘Speak Your Mind’ u lëshua dhe arriti vendin e tretë në Listën e Albumeve në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo u nominua për katër çmime në ‘Brit Awards 2019’, duke përfshirë Solo Artisten më të Mirë Britanike. Faktet që njihen më pak rreth Anne-Marie janë se ajo E mban rripin e zi në karatenë Shotokan, pasi ka filluar me mësime në karate që në moshën nëntë vjeçare. Ajo fitoi dy herë të artën në 2002 dhe të artën dhe të argjendtën në Kampionatet Botërore të Asociacionit të Karatesë Funakoshi Shotokan 2007 dhe të artën në Kampionatet Kombëtare të Federatës Tradicionale të Karatesë të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo thotë se kjo ia ka mësuar “disiplinën dhe fokusin pothuajse në gjithçka që më duhet për këtë karrierë”, por tani nuk ka kohë për ta praktikuar shpesh, për shkak të angazhimeve të saj. Ajo gjithashtu ndoqi kolegjin Palmer në Thurrock si adoleshente.

 

2013-2015: Fillet e karrierës dhe Karate

Anne-Marie bëri një solo demo për Rocket Records në 2013 të quajtur “Summer Girl”. Solo karriera e saj u kufizua ashtu që ajo të zhvillohej si artiste, ndërkohë ajo ishte mysafire në kolonat zanore nga Magnetic Man, Gorgon City dhe Raized nga Wolves, pas së cilës ajo tërhoqi vëmendjen e Rudimental ku një nga vokalistët e tyre u largua dhe kështu ata i kërkuan Anne-Marie që ta zëvendësonte. Ajo u paraqit në katër këngë në albumin e tyre ‘We the Generation’, nga të cilat dy ishin bashkë-pjesëmarrje me Dizzee Rascal dhe Will Heard; kjo e fundit, “Rumor Mill”, arriti numrin 67 në UK Singles Chart. Ajo kaloi dy vjet në turne përkrah tyre. Më 10 qershor 2015 Anne-Marie lëshoi EP-në debutuese Karate, e cila doli me etiketën e re Major Tom’s; u lëshuan dy singlle, “Karate” dhe “Gemini”, gjë që çoi në shfaqjet e saj të para solo.

 

2016-2018: Speak Your Mind

Më 2016 Anne-Marie lëshoi këngën “Alarm”, singlli i parë nga albumi i saj debutues. Clean Bandit atëherë lëshuan këngën e tyre “Rockabye” me Anne-Marie si vokalist kryesor me paraqitjen e reperit Xhamajkan Sean Paul. Të dy singllet kishin sukses të madh. Anne-Marie lëshoi pastaj “Ciao Adios”, “Either Way”, “Heavy”, e ndjekur nga “Then”. Në 2018 ajo bashkëpunoi me Marshmello në “Friends” dhe më pas njoftoi se albumi i saj debutues në studio, ‘Speak Your Mind’, do të del në treg. Para lëshimit të albumit, ajo lëshoi singllin “2002” në përgjigje të thirrjeve të vazhdueshme nga Ed Sheeran, bashkëkrijuesi i këngës. Ajo më pas u paraqit në një këngë të David Guetta me titull “Don’t Leave Me Alone”, e cila arriti kulmin në vendin 18 në listat e Mbretërisë së Bashkuar. Pastaj Anne-Marie dhe James Arthur regjistruan “Rewrite the Stars” nga The Greatest Showman për ri-regjistrimin e kolonës zanore të saj, ‘The Greatest Showman’: Reimagined.

 

2019-deri më sot: Albumi i dytë në studio

Në një intervistë në mars 2019 me Music Week, Anne-Marie tregoi për albumin e saj të dytë të ardhshëm në studio, duke deklaruar: “E dashuroj studion. Arrita që të hyj dhe ta bëj një lloj terapie me trurin tim për një javë dhe kjo po shkon drejt albumit të radhës”. Ajo më tej komentoi se “albumi i parë përmbante kaq shumë këngë që njerëzit i kishin dëgjuar për vite me radhë dhe kjo është e mahnitshme. Por unë si person kreativ, jam duke shkruar diçka të re gjatë gjithë kohës dhe krejt çka dua është që ta nxjerr menjëherë. Kjo nuk është si ndodhi me albumin [debutues] kështu që për albumin e radhës, shpresoj të jem më aktive në shkrim dhe të nxjerr diçka menjëherë që është e freskët dhe askush nuk e ka dëgjuar më parë”. Anne-Marie u paraqit në një singëll nga këngëtari amerikan Lauv për kolonën zanore të ‘13 Reasons Why: Season 3. Anne-Marie publikoi këngën “Birthday” si singllin kryesor të albumit të ardhshëm të saj të dytë në studio më 7 shkurt 2020. Në Ditën e Nënës, “Her” u lëshua si singlli i dytë nga albumi i saj i dytë i ardhshëm në studio. Singlli i tretë, “To Be Young”, u lëshua në korrik të vitit 2020, me paraqitjen e reperit amerikan Doja Cat. Në tetor të vitit 2020 ajo u shpall si trajnere për serinë e dhjetë të The Voice UK, duke zëvendësuar Meghan Trainor. Më 13 nëntor 2020, Anne-Marie publikoi këngën “Problems”.

 

Burimi: Wikipedia

PDF Magazine

Tetor

(ALB_ENG)210

READ MORE

NEW MAGAZINE