ANTHONY HOPKINS

 

“Filozofia ime është: nuk është punë për mua se çfarë thonë dhe çfarë mendojnë njerëzit për mua. Unë jam ai që jam dhe bëj atë që bëj. Nuk pres asgjë dhe pranoj gjithçka. Dhe kjo e bën jetën shumë më të lehtë.” – Anthony Hopkins

 

Zotëri (Sir) Anthony Hopkins është një nga aktorët më të vlerësuar të kinemasë. I njohur për rolin e tij si Dr. Hannibal Lecter në “The Silence of the Lambs”, të vitit 1991, për të cilin ai mori çmimin e tij të parë Oscar për aktorin më të mirë, Hopkins ka fituar gjithashtu edhe shumë çmime të tjera prestigjioze, si BAFTA, Emmy dhe Golden Globe. Në vlerësimin e kësaj legjende, ju ftojmë të lexoni këtë artikull që synon të vlerësojë njeriun e përshkruar si “aktori më i mirë i brezit të tij”.

 

Kush është Anthony Hopkins?

Si aktori që e personifikoi të keqen në portretizimin e tij rrëqethës të një vrasësi kanibalist në “Heshtja e Qengjave”, Anthony Hopkins konsiderohet si një nga aktorët më të mëdhenj që kanë ekzistuar ndonjëherë. Ky aktor me karakter shumë të njohur e filloi karrierën e tij si interpretues. I impresionuar nga talenti dhe përkushtimi i të riut, aktori i madh britanik Laurence Olivier e ftoi atë në Teatrin Mbretëror Kombëtar si studentin e tij. Anthony i ri lulëzoi nën drejtimin e aktorit të vjetër dhe ishte në rrugë për t’u bërë i njohur edhe si artist teatri. Megjithatë, ai ishte i mërzitur me interpretimin e roleve të njëjta dhe dëshironte ndryshim. Ai u largua gradualisht nga skena e teatrit dhe hyri në botën e televizionit dhe filmit.

 

Fëmijëria dhe jeta e hershme

Anthony Hopkins është djali i një bukëpjekësi, Richard Hopkins, dhe gruas së tij Muriel Anne. Ai ishte disleksik. I pëlqente të pikturonte dhe të luante piano, por nuk ishte i interesuar të studionte. Një takim i rastësishëm me aktorin uellsian Richard Burton e bëri atë të kuptojë interesin e tij për aktrimin dhe ai u regjistrua në Kolegjin Mbretëror të Uellsit për Muzikë dhe Dramë, në Cardiff. U diplomua në vitin 1957.

 

Karriera

Hopkins e filloi karrierën e tij në vitin 1960 me shfaqjen ‘Have a Cigarette’, të prodhuar nga Palace Theatre, Swansea. Në vitin 1968, ai debutoi si Richard the Lionheart në filmin “The Lion in Winter”. Filmi pati një sukses të madh. Performanca e tij e bëri atë të njohur dhe Hopkins pastaj mori shumë oferta filmash. Brenda vitit 1969, ai u shfaq në tre filma. Gjatë viteve 1970 dhe 1980, ai luajti në disa filma dhe u shfaq në një numër filmash duke luajtur role fituese në “The Bunker”, “Mussolini and I” dhe “84 Charing Cross Road”. Në vitin 1991, ai portretizoi vrasësin serial kanibalist Hannibal Lecter në “The Silence of the Lambs”. Heshtja e Qengjave”. Siç u tha më lart, ky rol i dha atij Oscar-in e tij të parë. Sigurisht, së fundmi ai i shtoi koleksionit të tij një tjetër Oscar, për rolin e tij në ‘The Father’ (2020). Aktori bëri histori si fituesi më i vjetër i Oskarit ndonjëherë, duke e marrë fronin në moshën 83- vjeçare. Përveç kësaj, Anthony Hopkins u nominua katër herë të tjera për Oskar për aktorin më të mirë për filmat “The Remains of the Day,” “Nixon”, “Amistad” dhe “The Two Popes”.

 

Fakte interesante

Në paraqitjen e saj në “The Ellen DeGeneres Show”, më 24 janar 2022, Martha Stewart ka zbuluar se në vitin 1990, gjegjësisht pasi ishte divorcuar nga burri i saj Andrew Stewart, ajo kishte qenë në lidhje me Hopkins. Megjithatë, ajo zbuloi se u nda me të pasi e pa rolin e tij fitues të Oskarit në “The Silence of the Lambs”. Asaj i është dukur performanca e tij aq e frikshme sa “që as që kishte mundur ta merrte me mend ta ftonte aktorin brenda në shtëpinë e saj të madhe dhe të frikshme në Maine”.

PDF Magazine

Tetor

(ALB_ENG)210

READ MORE

NEW MAGAZINE