APLIKACIONET DHE MJETET E INTERNETIT NË KOHËN E PANDEMISË COVID-19

Programerët janë duke punuar vazhdimisht në ide të reja për zhvillimin e aplikacioneve dhe mjeteve që mund të na ndihmojnë në jetën tonë të përditshme, që na mundësojnë qasje në telefonat e mençur, ose të kalojmë kohën e lirë sa më mirë që mundemi. Kështu po ndodh edhe tash. Janë gjithë ato ide të reja në të cilat po punohet edhe në kohën e COVID-19. Disa nga aplikacionet dhe mjetet e paraqitura më poshtë janë tashmë veç të njohura, por tani kur është e nevojshme të mbajmë distancë fizike, ato janë bërë shumë të popullarizuara dhe të dobishme.

 

Aplikacioni “lani duart!”.

Larja e duarve është e lehtë dhe është një nga mënyrat më efikase për të parandaluar përhapjen e mikrobeve, baktereve, COVID-19. Ky aplikacion do t’ua përkujtojë kur duhet t’i lani duart. Instaloni aplikacionin në telefonin tuaj të mençur. Shkruani moshën, gjininë dhe qëllimin tuaj, ose sa herë në ditë dëshironi t’i lani duart. Gjithashtu, ju mund ta përcaktoni edhe melodinë që ju njofton se kur duhet t’i lani duart përsëri. Po ashtu mund të kërkoni edhe një raport të veçantë se sa herë në ditë i keni larë duart ose sa herë duhet t’i lani ato, varësisht nga ajo se çka keni kërkuar.

 

“Wash Your Lyrics”: larja e duarve

me tekstin e këngës suaj të preferuar Larja e shpeshtë e duarve aktualisht është shumë e rëndësishme. Mund të jetë pak monotone, por programerët janë kujdesur edhe për këtë. Në faqen e internetit www.washyourlyrics.com, ju mund të krijoni një poster me fotografi të metodës suaj të larjes së duarve, me tekstin e këngës së preferuar. Hyni në faqen e lartpërmendur dhe shkruani emrin e këngës tuaj të preferuar dhe emrin e artistit/es. Zgjidhni nëse duhet t’i lani duart me sapun ose xhel, si dhe ngjyrën e lëkurës suaj. Klikoni në butonin “gjeneroni” dhe sistemi do të përpunojë të dhënat tuaja dhe ju do të merrni një poster që mund të ruani në kompjuterin ose në telefonin tuaj të mençur.

 

Google arti dhe kultura

Përveç në kompjuter, shërbimi “Google” është gjithashtu në dispozicion si një aplikacion për telefonat e mençur. Përdoreni atë për të kërkuar veprat e artit, koleksionet, tregimet në të gjithë botën. Vizitoni muzetë më të famshëm në botë, shihni pikturat më të famshme, fotot me tema specifike, lexoni për traditat. Përcillni ngjarje kulturore drejtpërdrejt ose mësoni se si të përdorni aplikacione për të krijuar veprën tuaj të artit. Më e mira nga të gjitha, ju mund të bëni gjithçka nga shtëpia juaj, në internet.

 

“Houseparty” – në telefon

Tashmë veç i dini “Skype”, “Zoom”, “Facebook”, Google Chat Video”. Por ekziston gjithashtu një aplikacion i “Houseparty” (ndenja në shtëpi), i cili po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar, dhe jo vetëm kaq, ai ka një numër karakteristikash interesante. Biseda mundësohet në “dhoma” me deri në tetë persona për dhomë. Ky aplikacion ju mundëson edhe të ndërroni grupin tuaj në të cilin po bisedoni. Mund t’ia filloni duke biseduar me familjen tuaj e pastaj të kaloni në “dhomën” me miqtë tuaj, e pse jo të vazhdoni bisedën me shokët/shoqet e shkollës. Nëse keni krijuar një dhomë të veçantë për bisedë dhe nuk dëshironi që dikush ta përdorë atë pa lejen tuaj, atëherë ju mund ta mbyllni atë dhomë ose grupin për të tjerët. Gjithashtu, është e mundur t’i bashkoheni një grupi me dhe pa paralajmërim, por në të njëjtën kohë edhe të dërgoni porosi private për anëtarët individualë. Diçka tjetër që mund të bëni është edhe të luani lojëra dhe të dërgoni video-mesazhe.

 

Mos e prekni fytyrën!

Një mënyrë tjetër për bartjen e baktereve, mikrobeve, por edhe COVID-19 është duke e prekur fytyrën. Edhe për këtë gjë, programerët kanë krijuar dhe kanë gjetur mënyrën për të zvogëluar ose për të ndaluar plotësisht prekjen e fytyrës. Në faqen e internetit www.donottouchyourface.com, algoritmi monitoron se sa shpesh e prekni fytyrën tuaj. Pasi të ketë kaluar koha e caktuar dhe algoritmi “mëson” se sa shpesh po e prekni fytyrën tuaj, aplikacioni ju vëzhgon përmes kamerës dhe ju paralajmëron sa herë që e prekni fytyrën. Mos u shqetësoni për sigurinë tuaj sepse kjo faqe funksionon “në mënyrë të ndarë”, kështu që të gjitha përllogaritjet dhe paralajmërimet nga kamera e juaj kryhen në kompjuterin tuaj dhe të dhënat kurrë nuk dërgohen përmes Internetit.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE