ARIU POLAR – MISHNGRËNËSI MË I MADH TOKËSOR

 

Ariu polar (Ursus maritimus) është një kafshë hiper mishngrënëse (mbi 70% e dietës së tyre përbëhet nga mishi) shtrirja natyrale e të cilit është kryesisht brenda rrethit arktik, ku përfshihet Oqeani Arktik, si dhe detet dhe masat tokësore rreth tij. Kjo është specia ekzistuese më e madhe e arinjve, si dhe mishngrënësi më i madh tokësor ekzistues.

 

Aty ku të tjerët mërdhijnë ariu polar lulëzon

Një ari polar mashkull peshon nga 350-700 kg, përderisa femrat janë pothuajse përgjysmë më të vogla. Ndonëse kjo është një specie simotër e ariut të murrmë, kjo specia ka evoluar për të zënë një pjesë më të ngushtë ekologjike, ku shumë prej karakteristikave të tyre trupore janë përshtatur për temperaturat e ulëta, lëvizjen nëpër akull, dëborë dhe ujërat e oqeaneve, si dhe për të gjuajtur foka, të cilat e përbëjnë pjesën më të madhe të dietës së tyre.

 

Lindin në tokë por jetojnë mbi detin e ngrirë

Ndonëse shumica e arinjve polar lindin në tokë, ata e kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre në detin e ngrirë. Emri i tyre shkencor do të thotë “ariu detar” dhe ai rrjedh nga ky fakt. Arinjtë polar e gjuajnë ushqimin e tyre të preferuar, fokat, në cepin e ujit të ngrirë të detit, dhe shpesh jetojnë nga rezervat e dhjamit kur u mungon akulli i detit. Për shkak të vartësisë së tyre nga akulli i detit, arinjtë polar klasifikohen si gjitar detar.

 

Ndryshimet klimatike kërcënim serioz

Për shkak të humbjes së pritur të habitatit të tyre për shkak të ndryshimeve klimatike, ariu polar klasifikohet si një specie e ndjeshme. Për dekada të tëra, gjuetia masive e ngriti shqetësimin ndërkombëtar për të ardhmen e kësaj specie, mirëpo numrat e tyre u ripërtërinë, pas zbatimit të kontrolleve dhe kuotave.

 

Pjesë e jetës materiale, shiprëtore dhe kulturore

Për mijëra vjet ariu polar ka qenë një figurë thelbësore në jetën materiale, shpirtërore dhe kulturore të njerëzve të rrethit polar, dhe ata sot e kësaj dite mbesin të rëndësishëm në kulturat e tyre. Historikisht, ariu polar është njohur edhe si ariu i bardhë dhe shpesh herë ai quhet edhe “nanook” sipas termit nanuq të popullit inuit.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE