ARTI I NOTIT

 

Të gjithë duan të jenë notarë olimpik. Por për fat të mirë, nuk duhet të jesh notar olimpik për të përfituar nga ky sport. Noti është një nga sportet e pakta që mund të bëni që në moshë të re e deri në të 90-at e më tej. Pse të mos hidhesh brenda? Nuk është tepër vonë për të përfituar nga të mirat e fshehura të notit.

 

Noti e përmirëson mirëqenien sociale

Noti është shumë një sport social. Notarët e të gjitha moshave mund të mësojnë së bashku, të stërviten së bashku ose të punojnë me një trajner në pishinë. Edhe nëse keni pishinë në shtëpi, aty është vendi ku mblidheni me miqtë dhe familjen tuaj. Një studim zbuloi se stërvitja dhe shoqërimi së bashku çojnë në përmirësimin e shëndetit mendor. Pjesëmarrësit në studim kishin nivele më të ulëta ankthi dhe depresioni sesa bashkëmoshatarët e tyre.

 

Noti e mëson orientimin drejt qëllimit

Notarët bëhen të orientuar drejt qëllimeve në jetën e tyre personale dhe profesionale. Noti u jep fëmijëve dhe të rriturve një qëllim drejt së cilit u duhet të punojnë. Pavarësisht nëse është shkelmimi i tabelës në pishinë, përmirësimi i kohës së xhiros ose rikuperimi nga një lëndim përmes rehabilitimit në ujë, vendosja e objektivave dhe arritja e tyre është çelësi. Aftësitë që notarët i mësojnë në pishinë për të realizuar dhe arritur qëllime janë aftësi që mund të përdoren edhe jashtë pishinës.

 

Fëmijët që notojnë bëhen të rritur aktiv

Noti është një aktivitet i rëndësishëm që ndihmon në luftimin e niveleve të mbipeshës në fëmijëri, dhe gjithashtu është argëtues. Noti i ka të tri elementet e aktivitetit fizik që rekomandohen për shëndetin e fëmijës: qëndrueshmëria, forca dhe fleksibiliteti. Noti u siguron fëmijëve mjetet, shkathtësitë dhe përkushtimin për të vazhduar me jetë më të shëndetshme si të rritur.

 

Noti ju bën më të zgjuar

Ushtrimet e rregullta, si noti, përmirësojnë funksionin e kujtesës dhe aftësitë e të menduarit. Ushtrimi i rregullt redukton inflamacionin dhe rezistencën ndaj insulinës në tru, gjë që nxitë rritjen e qelizave të reja të trurit. Noti gjithashtu përmirëson disponimin, ankthin dhe stresin, gjë që e rritë aftësinë e trurit për të menduar në mënyrë më efikase.

 

Noti i mëson shkathtësitë e ndërtimit të ekipit

Notarët në ekipe ose në klasat e notit kanë shkathtësi më të mira për ndërtimin e ekipit. Notarët mësojnë të punojnë së bashku, ta inkurajojnë njëri-tjetrin, të komunikojnë dhe të bëhen udhëheqës. Të gjitha këto shkathtësi përkthehen në liderë efektivë në moshën madhore. Shkathtësitë e ndërtimit të ekipit inkurajojnë bashkëpunimin, orientimin drejt qëllimit, frymëzimin, zhvillimin e strategjisë dhe koordinimin, të cilat të gjitha rezultojnë në karriera dhe marrëdhënie të suksesshme profesionale.

 

Noti djegë më shumë kalori sesa vrapimi

Kur e krahasoni notin me vrapimin, mund të digjni më shumë kalori gjatë xhirove të notit rreth pishinës sesa mund të digjni me vrap për një orë. Një orë noti i vrullshëm në xhiro mund të djegë deri në 715 kalori. Vrapimi me 8 km/h gjatë kohës së njëjtë djegë vetëm 606 kalori.

 

Noti e ngadalëson plakjen

Nuk ka asnjë pilulë sekrete për të jetuar më gjatë, por pishina është si burim i rinisë. Noti i rregullt mund t’i vonojë efektet e plakjes duke ulur presionin e gjakut, duke rritur masën muskulore, duke përmirësuar nivelin e oksigjenit dhe rrjedhjen e gjakut në tru dhe duke rritur shëndetin kardiovaskular.

 

Notarët janë më me vetëbesim

Noti është një sport që ndërton vetëbesimin. Dëshmitë e hershme nga një studim i vazhdueshëm nga Universiteti Griffith në Australi zbuluan se notarët e rinj janë më me vetëbesim sesa moshatarët e tyre që nuk notojnë. Kjo është gjithashtu e vërtetë për notarët e rritur garues dhe jogarues. Noti mëson vetëbesimin në pishinë dhe në ujë të hapur, gjë që përkthehet në vetëbesim edhe në tokë.

 

Asnjëherë nuk është tepër herët apo vonë për të filluar notin. Hidhu brenda dhe argëtohu. Jeta, shëndeti dhe mirëqenia juaj varen nga kjo.

 

(Burimi/Source: https://www.swimmingworldmagazine.com)

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE