ARTI I ZBUKURIMIT TË TRUPIT NË ETIOPI

 

Secili fis në luginën e Lumit Omo në Etiopi e ka një tipar dallues, tipari dallues i fisit Karo është arti i zbukurimit të trupit.

 

Ky fis i ka rreth 2.000 pjesëtarë, gjë që e bën fisin më të vogël në këtë rajon, dhe mbase edhe në tërë Etiopinë. Gjithsesi, fiset e tjera shumë më të mëdha nuk mund të krahasohen me këtë fis për sa i përket numrit të ekspertëve për vizatimin dhe zbukurimin e trupave.

 

Në fakt fisi Karo njihet posaçërisht për aftësinë e tyre për dizajnimin e veshjeve, gjegjësisht kostumeve të tyre. bukuria është një aspekt shumë i rëndësishëm i kulturës së fisit Karo. Madje ky aspekt është aq i rëndësishëm sa që ata janë të gatshme që të durojnë dhimbje shumë të mëdha vetëm për të qenë sa më unik.

 

Krahas vizatimeve dhe ngjyrosjes së trupit, anëtarët e këtij fisi qëllimisht i shkaktojnë vraga trupit të tyre dhe për këtë e kanë zhvilluar një teknikë të posaçme. Pasi që e presin lëkurën ata në plagën e tyre hedhin hi, në mënyrë që plaga të shërohet në mënyrë të çrregullt dhe në këtë mënyrë vraga që mbetet të ketë formë sa më të pazakontë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE