ARZON – “HOME PARTY” BOY

 

Kush është Arzoni, fillimet e para në skenën muzikore, takimi i parë me muzikën, këngët e para?

Unë jam Arzon, 19 vjeçar, jetoj në Prishtinë dhe muzika është pasioni im i cili ka filluar të kultivohet që nga mosha 12 vjeçare kur edhe kam filluar të shkruaj tekste këngësh. Takimi i parë profesional me muzikën ka qenë vitin e shkuar për t’u kulmuar me lansimin e projektit të parë muzikor në shkurtin e viti 2020. Kënga ime e parë ka qenë ‘Road Rivals’ dhe pasi është mirëpritur nga publiku ka qenë një shtysë e madhe për të vazhduar me punën e pandalshme në studio si artist i ri. Me gjithë problemet dhe stagnimet që i solli pandemia, bashkë me label-in ‘VN Records’ me bazë në Berlin kemi arritur ta mbajmë premtimin për lansimin e shumë këngëve. E fundit që e kam lansuar është ‘Home Party’.

 

Çfarë zhanri të muzikës më me dëshirë këndoni?

Zhanri që më definon mua dhe që me shumë dëshirë e këndoj është Rep, Hip-hop, Dancehall dhe RnB.

 

Cilat janë mesazhet e këngëve tuaja?

Frymëzimin e teksteve e marr nga përditshmëria, rrethi im, shoqëria andaj edhe këngët e mia janë pasqyrim i përvojave personale dhe shoqërore të cilat tregojnë se sa e vlefshme është shoqëria ime.

 

Kush ka ndikuar më shumë në formimin tënd si artist?

Secili prej nesh ka një talent për diçka, por që puna e madhe dhe dëshira për të zhvilluar talentin më ka formësuar në artisin që jam sot, gjithmonë duke falënderuar mbështetjen e madhe nga familja, shoqëria dhe menaxherja Vjollca Nivokazi.

 

Çfarë mendoni për skenën muzikore kosovare dhe çka do të ndryshoje?

Skena kosovare është shumë e pasur me artistë të të gjitha zhanreve. Ashtu sikurse secili anëtar i shoqërisë tonë kosovare, edhe unë jam shumë krenar që nga një vend kaq i vogël kanë dalë emra shumë të mëdhenj edhe përtej kufijve. Mirëpo si çdo skenë muzikore në secilin vend të botës, edhe në tonën çdo herë ka vend dhe nevojë për artistë të rinj.

 

A mendon se artistëve të rinj iu jepet hapësirë e mjaftueshme në media?

Jo, fatkeqësisht. Mendoj që ky është një problem global jo vetëm në vendin tonë.

 

Nëse do të darkoje më tre persona të famshëm (qofshin ata personalitete të gjalla apo të vdekura), cilët janë ata?

Pop Smoke, 2PAC dhe 50 cent.

 

Cilat gjëra në jetë ju bëjnë të qeshni?

Në xhirime të video klipeve hasim shumë shpesh në ngjarje shumë qesharake.

 

Çfarë bëni gjatë vikendeve?

Për shkak të angazhimeve të shumta që kam gjatë ditëve të javës në studio, vikendeve mundohem t’i kushtoj vëmendje dhe kohë familjes si dhe aktiviteteve të ndryshme sportive.

 

Cili është pseudonimi i juaj, dhe cila është historia mbrapa tij?

Arzon! Përshkruan karakterin tim si person dhe hiperaktivitetin që unë e kam.

 

Cili ka qenë emisionin argëtues që e ke shikuar me dëshirë kur ishe i vogël? Kurse tani çka shikoni më me dëshirë në TV?

Më shumë se sa emisione kam qenë i dhënë pas filmave vizatimor dhe më i veçanti ka qenë ‘The Spirit’. Sot, me shumë dëshirë, krahas filmave, shikoj shumë emisione të cilat trajtojnë përvoja reale të njerëzve të suksesshëm.

 

A keni kafshë që e mbani në shtëpi?

Po, e kam një qenë të racës doberman, të cilin e mbaj në studio.

 

Na trego diçka për ju që do të na çudiste?

Incizimin e këngës së parë në studio, e kam përfunduar për 18 minuta dhe ka qenë hera e parë në një studio.

 

Na trego për një sfidë që e ke tejkaluar dhe si e ke tejkaluar?

Vetë jeta është sfidë. Nuk do përmendja ndonjë prej tyre mirëpo mund të them që mënyra qysh unë i tejkaloj sfidat është duke i trajtuar me qetësi.

 

Nëse do ta dëgjoje vetëm një këngë gjatë gjithë jetës, cila do të ishte ajo?

“Paranoia” nga Pop Smoke.

 

Çfarë do të bëje nëse do të fitoje 1 milion euro?

Humanizmi më karakterizon, dhe patjetër që nëse do fitoja 1 milion euro do shkonin për kauza humanitare.

 

Cili është destinacioni turistik i ëndrrave?

Antarktida.

 

Nëse një ditë do të qeverisje botën, çka do të ndryshoje?

Do të punoja për një botë pa dallime klasore, racore, besimi apo etnie.

 

Cilin film e keni shikuar më shumë se njëherë?

Tarzan.

 

Cilat janë dëshirat e tua për llambën e Aladinit?

Të gjithë njerëzit në botë të jetë të barabartë! Të ndalej ngrohja globale!

 

Në cilën periudhë të historisë kishe pasur dëshirë të jetosh?

Mesjetë.

 

Në cilin qytet kishe dëshiruar të jetosh?

New York!

 

Çka vëren së pari kur je në bisedë me dikë?

Mënyrën e te shprehurit.

 

A është dashuria vetëm fjalë?

Jo.

 

Nuk mund të jetosh pa…?

Telefon.

 

Çfarë preferoni më së shumti nga gardëroba juaj?

Mbathjet sportive.

 

Cilit lloj të ëmbëlsirës kurrë nuk i thoni jo?

Souffle!

 

Çfarë mendoni për të rinjtë e Kosovës dhe cila është porosia e juaj për ta?

Mendoj që kemi shumë talente të rinj të cilëve nuk iu është dhënë mundësia ta shprehin atë dhe porosia ime për ta është: Mos u ndalni duke ndjekur ëndrrat tuaja, punoni fort dhe mos lejoni që ato të mbesin vetëm ëndrra.

 

Profili

Emri: Arzon

Data e lindjes: 09.09.2001

Vendi i lindjes: Prishtinë

Gjatësia: 1.87

Pesha: 90

Ngjyra e syve: Kafe

Ngjyra e flokëve: E zezë

Ushqimi i preferuar: Pasta

Pija e preferuar: Uji

Ngjyra e preferuar: E zezë

Talenti sekret: Boksi

Sporti i preferuar: Boks

Sportisti/ja i/e preferuar: Mike Tyson

Cilat janë virtytet tuaja: Sinqeriteti, humanizmi

Kompania incizuese: VN Records

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE