ASAMBLEJA KOMUNALE E FËMIJËVE NË PRISHTINË DHE AJO NË FERIZAJ I MBAJNË TAKIMET E PARA

Më 17 mars 2021, Asambleja Komunale e Fëmijëve në Prishtinë dhe më 19 mars ajo në Ferizaj i kanë mbajtur takimet e tyre të para, me ç’ rast që të dyja këto asamble i kanë përzgjedhur edhe kryesitë përkatëse. Kështu bën të ditur organizata Syri i Vizionit.

 

Pas zgjedhjes së tyre, anëtarët e që të dyja kryesive u zotuan që do të vazhdonin punën dhe angazhimin e tyre, në komunat respektive, në përputhje me planin e punës dhe se do të ishin zë i fuqishëm i fëmijëve në komunën e Prishtinës dhe atë të Ferizajt.

 

Këto aktivitete janë mbajtur në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili zbatohet tash e disa vjet nga organizatat Syri i Vizionit në partneritet Save the Children, zyra në Kosovë, thekson në fund të njoftimit të organizatës Syri i Vizionit.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE