ASTRONAUTËT DO TË MUND TË SHFRYTËZOJNË WHATSAPP DHE NETFLIX

 

Në misionet e ardhshme të cilat do të zhvillohen në Hënë, sipas të gjitha gjasave astronautët do të mund të shfrytëzojnë aplikacionin WhatsApp dhe të shikojnë Netflix, falë përpjekjeve të kompanisë britanike Inmarsat.

 

Inmarsat është një prej një sërë kompanive të Britanisë së Madhe, të cilën e ka angazhuar Agjencia Evropiane e Gjithësisë (European Space Agency – ESA) për të krijuar teknologjinë e telekomunikimeve dhe sistemit të navigacionit GPS për sipërfaqen e Hënës.

 

Gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm janë planifikuar një sërë misionesh, në kuadër të të cilave njerëzit do të rikthehen në Hënë për herë të parë që nga misioni “Apollo 17” i NASA-së, i cili u zhvillua në vitin 1972.

 

Kompanitë komerciale, po ashtu planifikojnë që në të ardhmen të zhvillojnë misione në gjithësi. Drejtori për hulumtimet njerëzore dhe të robotikës pranë ESA-së, David Parker i ka përshkruar fluturimet e ardhshme drejt Hënës si “hulumtimin sistematik të kontinentit tonë të tetë”.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE