AT OFRON MBËSHTETJE PSIKO-SOCIALE FALAS NË KUSHTET E PANDEMISË

Organizata jo qeveritare “Advancing Together” (AT) ka filluar me ofrimin e shërbimeve të mbështetjes psiko-sociale falas gjatë kohës së pandemisë për të gjithë të rikthyerit, personat e zhvendosur brenda vendit dhe anëtarët e grupeve të tjera të margjinalizuara siç janë komunitetet e romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve.

 

Ky shërbim iu dedikohet të gjithë atyre që ndjehen të mbingarkuar nga stresi në kushtet e izolimit dhe pakësimit të aktiviteteve shoqërore, atyre që e kanë përjetuar dhunën gjinore dhe dhunën në familje dhe për të gjithë ata që në kushtet e pandemisë janë të ekspozuar ndaj faktorëve të shëndetit mendor.

 

Linja e telefonit në numrin 0800-200-200 është falas dhe e hapur çdo ditë pune nga ora 08:30 deri në 16:30. Në po këtë numër mund të merren edhe më shumë informata për shërbimet që ofrohen.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE