BALLKANI I BASHKUAR PËR AJËR TË PASTËR

 

Të gjithë e dimë se sa i papastër është ajri në Kosovë, por për fat të keq ky nuk është një problem me të cilin përballet vetëm Kosova. Në fakt ajri i ndotur është një problem serioz në mbarë Ballkanin Perëndimor. Se sa serioz është ky problem më së miri e ilustron vlerësimi se ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor është përgjegjëse: për uljen e jetëgjatësisë për një vit, për 3,4 miliardë euro shpenzime për kujdesin shëndetësor në vit, dhe për 13.500 vdekje të parakohshme të njerëzve për vit.

 

Për këtë arsye TruAktiv u bën thirrje të gjitha organizatave të shoqërisë civile, grupeve joformale, lëvizjeve civile dhe individëve që dëshirojnë të bashkohen në një luftë të bazuar në solidaritet për ajër të pastër në Ballkanin Perëndimor, që të bashkohen në fushatën “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër”.

 

Sipas organizatorëve “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër” na përket të gjithëve dhe vetëm duke i bashkuar forcat ne mund të përmirësojmë cilësinë e ajrit në Ballkanin Perëndimor, sepse tek e fundit ajri i ndotur nuk njeh kufij, fe, komb, gjini ose moshë.

 

Nëse dëshironi të bashkoheni me fushatën “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër”, ju duhet të plotësoni këtë formular online.

 

Nëse dëshironi që të lexoni më gjerësisht se çfarë është duke na bërë ajri i ndotur në Ballkanin Perëndimor, klikoni këtu. Kurse ju mund të lexoni më shumë rreth fushatës “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër” duke klikuar këtu.

 

TruAktiv është program alternativ i edukimit që synon avancimin e mendimit kritik dhe qasjeve kritike në të kuptuarit e shoqërisë, politikës dhe kulturës. TruAktiv është program i cili implementohet nga Sbunker dhe komuniteti #truAktiv.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE