BESART BERISHA: ARMIKU I MË I MADH I TË GJITHËVE DHE SULMUESI MË I MIRË LIGËS “A”

Futbolli në Kosovë gjithmonë ka qenë një sport i rëndësishëm dhe jashtëzakonisht popullor. Nuk është çudi që shumë futbollistë nga Kosova kanë arritur të bëjnë emër në ligat e huaja. Në këtë rast ndërmend na vijnë emra të ndryshëm nga periudha të ndryshme kohore, siç janë: Riza Lushta (ish lojtari i Juventusit 1940-1944), Fadil Vokrri, Lorik Cana, Adnan Januzaj e kështu me radhë. Një emër tjetër që mund t’ia shtojmë këtij grupi të futbollistëve të kalibrit botëror është Besart Berisha, i cili që nga viti 2011 luan profesionin e tij në Ligën “A” australiane, kur u bashkua me Brisbane Roar. Që nga ajo kohë kanë kaluar dhjetë vite e ndërsa afrohet dita që ai përgjithmonë të lë mënjanë atletet e tij, Berisha ka një trashëgimi mjaft të pasur në futbollin australian. Kjo trashëgimi së fundmi u njoh nga prestigjiozja “Guardian” (botimi australian në www.guardian.com), gjersa ne ju ftojmë që të lexoni artikullin e tyre më poshtë.

 

Si rregull i përgjithshëm që duhet të dijmë është se Besart Berisha nuk pajtohet me vendin e dytë. Ai nuk u pajtua kur luajti për Melbourne Victory në dhjetor 2016, kur, pasi kishte humbur disa mundësi për të barazuar rekordin prej 90 të Ligës “A” të të gjitha kohërave të Archie Thompson-it, ai përdori pushimin e gjysmës së lojës për të shkatërruar disa karrige, një kosh plehrash dhe një derë “për tu relaksuar pak”, para se të dilte në fushë për të shënuar një fitore në pjesën e dytë.

 

Ai nuk u pajtua as në vitin 2011, kur shënimi i tij prej dy golash i ndihmoi Brisbane Roar të arrijë një fitore 4-0, që rezultoi në 36 fitore radhazi, gjë që theu rekordin sportiv australian 74-vjeçar. Ashtu bëri edhe në vitin 2018, kur goditja e tij e jashtëzakonshme mbi nivelin e kokës i dha klubit Victory një fitore për eliminim në finale në minutën e 89-të ndaj Adelaide United.
Çuditërisht, në mbrëmjen e së shtunës (20 shkurt 2021), Berisha ishte i dyti, dhe kjo mund të barazohet me arritjen e tij më të dalluar deri më tani. Golat e tij 137 dhe 138 në fitoren 4-1 të Western United ndaj Macarthur e ngritën atë mbi 137 golat e Rod Brown-it në listat e golave të të gjitha kohërave në ligën kombëtare të Australisë. Ai tani zë vend vetëm pas ish-sulmuesit të Socceroos, Damian Mori, rekordi me 240 gola i të cilit i ka rezistuar kohës.

 

Në moshën 35 vjeçe, Berisha do ta ketë të vështirë për të gjetur edhe 102 gola të tjerë para se të dalë në pension. Mirëpo bukuria e kësaj është se ai nuk ka nevojë, sepse ndërkombëtari shqiptaro-kosovar tashmë ka trasuar rrugën e tij në psikikën e pothuajse të gjithë atyre që i dalin përpara.

 

Ata që kënaqen me të dhëna që nuk mund të hidhen poshtë mund të përmendin katër kampionatet e Berishës në Ligën “A”, dy premierë dhe një trofe të Kupës së Federatës së Futbollit të Australisë. Ose mund të tregojnë gishtin kah dy këpucët e tij të arta dhe qëndrimin gati të përhershëm në ekipin më të mirë të sezonit të Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë.
Ata gjithashtu mund t’i referohen faktit që ai mban rekordin për het-trikun më të shpejtë të Ligës “A” (për Brisbane Roar të Ange Postecoglou-it në vitin 2011) ose që ai gjithashtu ka më shumë hat-truqe në përgjithësi (i barabartë me pesë të tilla të Jamie Maclaren-it). Në vitet 2019-20, pavarësisht moshës së tij, ai shënoi 19 gola për Western United – i njëjti rezultat që i dha atij këpucën e artë në 2011-12 ndërsa ishte në Brisbane dhe 2016-17 në Victory.

 

Të gjithë këta janë përbërës kryesorë që një lojtar të konsiderohet si sulmuesi më i mirë i Ligës “A”, por jo të gjithë këta e bëjnë Berishën të tillë. Si gjithmonë, ka të bëjë edhe me personalitetin. Ka të bëjë ne sjelljen e bezdisshme të sportistëve dhe me reagime dramatike, një dashuri për momente të kapshme që nxjerr pseudonime si “Besi rrezikanti”, dhe një aftësi për të sjellë dashuri dhe urrejtje dhe të gjitha emocionet e tjera në mes.

 

Ngjarja e fundit ndryshuese e Berishës është një strofë e përshtatshme lirike për jetëgjatësinë gati një dekadë pas debutimit të tij në Ligën “A” për klubin Roar kundër Central Coast në 2011, gjë që gati sa nuk ndodhi fare. “Ka pasur një moment kur unë doja të prishja kontratën para se të vija në Brisbane”, tha ai në fillim të vitit të kaluar. “Isha pak nervoz dhe i frikësuar. Gruaja ime më shtyu dhe më tha ‘jo, nuk mund ta bëjmë atë’, dhe jam shumë i lumtur që gruaja ime më ndihmoi me këtë vendim për të vazhduar me udhëtimin. Unë i jam gjithmonë mirënjohës. Mendova se thjesht do të luaja për shtatë muaj dhe do të kthehesha përsëri në Evropë, por u dashurova, që në vitin e parë u ndjeva si në shtëpi. Doja të vazhdoja këtu”.

 

Që atëherë, çdo pjesë e qenies së Berishës ka vërtetuar se është ashtu. Secili nga klubet e tij e inkuadron atë të tërin, e fut në valim dhe avullim si ndaj kundërshtarëve ashtu edhe ndaj shokëve të ekipit. Ai jep ferr dhe kënaqet kur i kthehet, lulëzon në armiqësi dhe jeton për lojërat në fushë të huaj.

 

Futbollistë të tillë punojnë më së mirë nën menaxherë rigorozë. Në atë kuptim, Postecoglou, Kevin Muscat dhe Mark Rudan kanë qenë mundësues të përkryer. “Sa më përket mua ai ka një faktor të karakterit të pëlqyeshëm”, tha Rudan sezonin e kaluar. “Ai është armiku më i madh i të gjithëve dhe mua më pëlqen kjo. Sa më shumë njerëz që hedhin gurë mbi mua ose Besin, ose klubin tonë, për ne është si kriptonit… ”
“Miqtë më kanë thënë, ‘privatisht, nuk mund të imagjinoj një djalë më të mirë, një njeri më të mirë, një njeri familjar, por pse je një person tërësisht tjetër në fushë?”, Berisha tha për “Guardian” në vitin 2013. “Gjersa unë them, ‘përshtatet me historinë time’. Loja është jeta ime dhe unë e marr me shumë seriozitet. Edhe kur isha 14 vjeç, isha kaq serioz. Nuk doja të humbja asnjë lojë”.
Berishës nuk i pëlqen të humbasë, por ky lloj i vendit të dytë është për t’u çmuar.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE