BIBURY – NJË PREJ FSHATRAVE MË TË BUKURA NË MBRETËRINË E BASHKUAR

 

Rajoni malor Cotswolds (Kotsuollds) në Anglinë jugperëndimore, në Mbretërinë e Bashkuar, njihet si një zonë me bukuri të jashtëzakonshme natyrore. Një ndër vendet më të bukura të saj është fshati Bibury (Biburi).

 

Disenjatori, poeti, shkrimtari dhe përkthyesi anglez William Morris (Uilliam Morris), e ka përshkruar fshatin Bibury si fshatin më të bukur në Angli, dhe pas tij, këtë e kanë konfirmuar edhe shumë vizitorë dhe media të cilat e kanë radhitur këtë fshat në majën e fshatrave më të bukura dhe më me sharmë në botë.

 

Bibury është një fshat me ndërtesa prej guri i cili gjendet në Gloucestershire (Glouçestershajr), konte dhe rajon tradicional anglez, i cili i ka rreth 630 banorë. Në shkresat e vjetra Bibury përmendet qysh në vitin 1086, gjatë kohës së mbretit William I (Uilliam), që njihet edhe si William Pushtuesi.

 

Bibury shtrihet në të dyja anët e lumit Coln (Koln), e cila është degë e lumit Thames (Tamiz) dhe siç e cekëm më sipër tipari i tij më unik janë shtëpitë e vogla prej guri në të cilat kanë jetuar endësit.

 

Ndërtesat e para të endësve janë ndërtuar qysh në vitin 1380, si pjesë e prodhimtarisë dhe tregtisë së manastirit me lesh. Gjatë shekullit të 17-të, ato u shndërruan në një sërë shtëpish për endësit e leshit dhe sot e kësaj dite janë të ruajtura në gjendje jashtëzakonisht të mirë. Në qendër të fshatit gjendet kisha e vjetër saksone e Shën Mërisë, e cila është ndërtuar në shekullin e 11-të.

Pjesa më atraktive është rrugica Arlington Row. Kjo rrugicë tashmë e njohur ia ka shtuar famën edhe Bibury, pasi që pamja e saj është stampuar në brendësi të të gjithë pasaportave të Mbretërisë së Bashkuar.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE