BRINIKAT – GISHTAT E NGRIRË TË VDEKJES

Brinikat janë formacione në formën e gishtave që rriten nën sipërfaqen e ujit të detit. Ndonëse këto formacione janë të njohura që nga vitet 1960, brinikat janë parë rrallë në kohë reale. Ky fenomen ndodh vetëm në kushte të veçanta në rajonet polare të Tokës, nën blloqet e akullnajave që pluskojnë.

 

Për dallim nga akulli i formuar nga ngrirja e ujërave të ëmbla, akulli në sipërfaqen e oqeanit përbëhet nga dy elemente. Kristali i akullit është relativisht i pastër, pasi që uji e nxjerr jashtë shumicën e kripës gjatë procesit të shkrirjes. Pjesa e mbetur e ujit me kripë mbetet në gjendje të lëngët për shkak se temperatura e tij e ngrirjes është më e ulët. Ky ujë krijon kanale të shëllirës me nivel të lartë kripe brenda bllokut të akullit poroz.

 

Një brinikë formohet kur akulli i detit çahet dhe nga ai fillon të rrjedhë uji i kripur (shëllira) në ujin e oqeanit. Duke qenë se shëllira është më e rëndë se uji përreth, ajo fundoset deri në dyshemenë e oqeanit duke e ngrirë ujin relativisht të ëmbël me të cilin vjen në kontakt. Ky proces i mundëson brinikëve që të rriten teposhtë.

 

Brinikat janë shumë të rrezikshme për të gjitha gjallesat që jetojnë në dyshemenë e oqeanit pasi që ato e ngrijnë gjithçka që vjen në kontakt me to. Këto dy tipare – zgjatja në formën e gishtave dhe ngrirja e çdo gjëje që vjen në kontakt me to – janë arsyeja pse brinikat njihen ndryshe edhe si gishtat e ngrirë të vdekjes.

 

Rishtas, procesi i formimit të brinikave është regjistruar me kamerë dhe ai mund të shihet në videon e shkurtër më poshtë së bashku së bashku me disa forma të tjera unike të formimit të akullit.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE