Është emocionuese të jeshë repere në këtë kohë kur e ardhmja e “femcee” duket më e ndritshme se kurrë më parë. Në mesin e yjeve më të mëdha janë kameleonja dhe veteranja Nicki Minaj, ylli i formatit televiziv për zbulimin e talentëve, e kthyer në artiste Cardi B, Miami duo City Girls, mbretëresha e tërbimit Rico Nasty, reperja dhe këngëtarja Lizzo, e shumë talentuara Kodie Shane, dhe shumë të tjera. Por, pak prej tyre janë duke e përjetuar atë që po e përjeton ylli në ngritje Megan Thee Stallion. Dhe kjo për arsye të forta. Megani nuk është e panjohur në botën e famës virale, pasi që për herë të parë u bë pjesë e skenës me hitet si “Big Ole Freak” dhe “Stalli Freestyle-in” e saj. Ajo është, gjithashtu ithtare e nismave miqësore ndaj ambientit dhe është një adhuruese e madhe e filmave anime. Tani që 24 vjeçarja ka debutuar në televizion në programin e natës me “Jimmy Kimmel Live”, besoj që është koha mëse e përshtatshme për ta prezantuar Megan te ata që nuk e njohin. Më poshtë i kemi paraqitur disa fakte të shkurtra për karrierën e saj.
Ajo e merr seriozisht zanatin e saj dhe filloi të shkruajë këngë rep në moshën 16 vjeçare
Lirisht mund të themi se Megani e ka repin në gjak. Duke e parë nënën e saj, Holly Thomas, teksa bënte rima nën emrin skenik Holly-Wood dhe e shoqëronte gjatë seancave në studiot muzikore, Megan vendosi të bëhej si ajo. Ajo filloi të shkruante tekstet e saj në moshën 16 vjeçare, të cilat thuhet se ishin aq eksplicite, saqë nëna e saj, u detyrua të ndërhynte. Por, kur e pa se sa serioze ishte e bija e saj për muzikën, Thomas u bë menaxhere e saj, duke e shënuar kështu fillimin e një karriere premtuese.
Nofka “Thee Stallion” vjen prej gjatësisë së saj
Një nga pyetjet e para të bëra nga shumë tifozë të ardhshëm të Megan Thee Stallion, ose bukuroshes nga Hjustoni, siç i referohen nganjëherë me shumë dashuri, është se prej nga vjen nofka e saj “The Stallion”, dhe herë pas here, ndonjë kundërshtar do të përpiqet ta zë “ngusht!” atë, duke thënë se në fjalor “hamshor-i” përkufizohet si kal mashkull. Mirëpo, kjo nuk është përvoja e Megan me shprehjen në fjalë. Mund të supozojmë se “Thee” është një zgjedhje stilistike drejstshkrimore, por “hamshore”
vjen nga shtati si amazonë i reperes. Bukuroshja nga Hjustoni është 178 cm e gjatë (varësisht se kë e pyesni; në fakt mund të jetë 180 cm), dhe falë kombinimit të kësaj gjatësie dhe bukurisë asaj ia vunë këtë nofkë që në adoleshencë.
Ajo është duke e shpëtuar planetin
Një gjë që do të mësoni shpejt për Megan Thee Stallion është se ajo është një grua që ka shumë talente dhe interesohet pë shumë gjëra. Një nga ato e përfshin shpëtimin e Tokës. Në të vërtetë, nëse i hidhni një sy llogarive të saj në Instagram dhe Twitter “Stallionin-Chief”, do ta shihni atë duke postuarshpesh rreth mënyrave me të cilat po përpiqet të zvogëlojë ndikimin e saj negativ në mjedis (si ripërdorimi i shisheve të ujit dhe kalimi nga qumështi i lopës në qumësht të bajames) dhe organizimi i njerëzve përreth saj për të bërë të njëjtën gjë. Një nga shembujt më të mirë të kësaj ishte organizimi i saj i fundit për pastrimin e plazhit në Santa Monica, Kaliforni. Ajo gjithashtu premtoi se organizime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen.
Kur nuk është duke i vënë zjarr botës me tekstet e saj, ajo me siguri është duke shikuar filmin tuaj të preferuar anime
Mbase deklarata jonë e preferuar është “hej, Megan është njësoj si ti!” Bukuroshja nga Hjustoni nuk ka qenë e rezervuar për të biseduar me fansat e saj dhe në një moment, iu bëri të ditur atyre se ajo është një adhuruese e madhe e filmave anime. Ajo gjithashtu e ka parë me një model flokësh gjysmë të bardhë dhe gjysmë të kuqe të frymëzuar nga personazhi i My Hero Academia, Shoto Todoroki, dhe rregullisht i ndan me fansat e saj shfaqjet dhe personazhet e saj të preferuar nga filmat anime.
Megan është yll i madh i filmave horror dhe një ditë dëshiron të krijojë filma të tillë
Meganit i pëlqen të mbajë njerëzit në suspansë dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke shkruar filma të zhanrit horror. Po, Thee Stallion është tifoze e madhe e filmave horror dhe ëndërron që të shkruajë diçka të re për këtë zhanër, duke i hequr pjesët e “parashikueshme” dhe “dëshpëruese”. Në fakt, dhjetorin e kaluar, Megan informoi “Refinery29” se aktualisht ishte duke e shkruar një film të zhanrit horror. Me etikën e saj të punës, ne e dimë se ajo do ta bëjë këtë dhe shpresojmë që në të ardhmen e afërt ta shohim Big Ole Scream në ndonjërën nga kinematë afër nesh.