Johnny Orlando është një djalë i zgjuar dhe i pashëm me një personalitet të guximshëm dhe simpatik. Ai tashmë e ka krijuar një karrierë për veten e tij edhe pse është ende i ri. Orlando është një sensacion i njohur në “YouTube”, të cilin e dojnë dhe e shikojnë shumë njerëz. Ai ka arritur madhështinë në një moshë të re, gjë që e ka veçuar nga të famshmit e tjerë që vijnë e shkojnë.
Johnny Orlando e filloi karrierën e tij në moshën tetë vjeçare. Në vitin 2011 ai filloi të ngarkonte videot e tij në “YouTube”. Që nga viti 2011 deri në vitin 2016 ai ka arritur shumë sukses dhe popullaritet duke i mbledhur më shumë se një milion abonentë në kanalin e tij. Fillimisht e ngarkoi një video me interpretimin e tij të dyzet këngëve më të famshme pop nga këngëtarë të tjerë. Videot i krijuan atij një bazë të madhe adhuruesish, e cila përbëhej nga adoleshentë dhe të rinj që e adhuronin ta dëgjonin muzikën e tij. Megjithatë, ai është larguar nga krijimi i videove ku interpreton këngë të të tjerëve dhe ka filluar të prodhojë albume që përmbajnë këngë origjinale të tij.
FAKTE PËR JOHNNY
Ditëlindja – Johnny Orlando është 18 vjeç. Ditëlindja e tij është më 24 janar, 2003. Shenja e tij e horoskopit është “Ujori”.
Vëllezërit e motrat – Këngëtari i ka tri motra që janë të njohura publikisht. Ai i ka dy motra më të mëdha – Darian Orlando, e cila është një YouTube-r dhe Madison Orlando, që është një yll në Instagram. Motra më e vogël Lauren Orlando gjithashtu bën “vlog” në YouTube.
Familja – Orlando vjen nga një familje e madhe prej gjashtë anëtarësh. Prindërit e tij janë Dale dhe Meredith Orlando.
Frymëzuar nga – Orlando është një fans i madh i Justin Bieber dhe filloi të interpretonte këngë të perforumuesit në platformat e tij të mediave sociale. Ai gjithashtu e adhuron këngëtarin e kantautorin – Austin Mahone.
Filmat e preferuar – Ai është një fans i madh i filmave “Forrest Gump” dhe “Jack Reacher”. Kënga e preferuar – “Favorite Girl” nga Justin Bieber.
Ushqimi i preferuar – Orlando “çmendet” pas biftekut.
Veçoritë dalluese – Orlando është një adhurues i kapelave dhe pothuajse gjithmonë e mban një të tillë. Qentë janë obsesioni i tij më i madh.
Instrumentet – Ai i bie kitarës.
Sporti – Ai është shumë aktiv dhe e adhuron stilin e jetës në ambient të hapur, ku edhe mund të gjejë privatësinë në natyrë. Atij njëherit i pëlqen patinazhi.
Kënga e parë origjinale – Kënga e parë origjinale e YouTuber-it që u postua në kanalin e tij në YouTube është Summertime. Në atë kohë ai ishte 9 vjeç.
Singli i parë i akredituar – Johnny Orlando është i njohur për këngën e tij zyrtare Let Go. Kënga u publikua në YouTube në vitin 2016. Videoklipi zyrtar i këngës ka fituar më shumë se 13 milionë shikime në platformë.
Albumi/Debutimi muzikor – Orlando e publikoi albumin e tij të shkurtë të parë Vxiixi kur ishte vetëm dymbëdhjetë vjeç, në dhjetor të vitit 2015.
Paraqitja televizive ose në filma – YouTuber-i e pati paraqitjen e tij të parë të njohur në vitin 2016 kur e luajti një rol në mini-serialin “Neighbourhood Eats”.
Mediet sociale – Këngëtari e ka një prezencë të fortë në mediet e ndryshme sociale duke e përfshirë Instagramin, ku ai ka rreth pesë milionë ndjekës. Kanali i tij zyrtar në YouTube i ka pothuajse tre milionë abonentë. Ju mund t’a ndiqni Johnny Orlando në mediet sociale në Instagram, Facebook, YouTube, Twitter dhe në Snapchat me emrin @JohnnyOsnap.
(Burimi: https://www.sunsigns.org)