CHRIS HEMSWORTH – THORI KARIZMATIK POR GJITHASHTU QESHARAK

 

Në mesin e shumë superheronjve të guximshëm që na ka prezantuar MCU (Marvel Cinematic Universe), Thori është pa dyshim një nga më të pëlqyerit. Sigurisht, kjo nuk do të ishte e mundur pa sharmin natyral dhe personalitetin e mrekullueshëm të aktorit, Chris Hemsworth.

 

Chris Hemsworth ka lindur në Australi dhe flet rrjedhshëm indonezisht

Chris Hemsworth (Kris Hemsuorth) ka lindur në Australi, në Melburn, Viktoria. Për shkak se ai jeton në një zonë të Australisë ku shumë qytetarë përdorin shpesh indonezishten, Chris-i flet rrjedhshëm edhe indonezishten.

 

Paraqitja e parë e Hemsworth në ekranin e madh ishte në një film “Star Trek”

Para rolit të tij si Thori, Chris Hemsworth luajti rolin e eksploruesit të hapësirës George Kirk, babai i kapitenit Kirk, në filmin “Star Trek” të vitit 2009. Ai arriti të grumbullojë shumë adhurues për rolin e tij me aftësitë e tij të mahnitshme për aktrim. Ai planifikon të shfaqet sërish në filmin “Star Trek 4”, i cili do të lansohet në vitin 2023.

 

Atij iu desh të fitonte 9 kg masë muskulore për të luajtur Thorin

Thor Odinson, Zoti i murmurimave dhe vetëtimave, përshkruhet si shumë muskuloz dhe i fortë nga i ndjeri Stan Lee (Sten Lli) në librat komik (stripat) të tij. Për të luajtur rolin e Thorit në “Marvel Cinematic Universe”, Chris Hemsworth-it iu kërkua të fitonte të paktën 9 kg masë muskulore për të qenë i përshtatshëm për rolin e zotit trupmadh e muskuloz.

 

Tre vëllezërit Hemsworth janë së bashku në botën e argëtimit

Chris Hemsworth ka dy vëllezër, një vëlla më të madh të quajtur Luke Hemsworth (Lluk Hemsuorth) dhe një vëlla më të vogël të quajtur Liam Hemsworth (Llijëm Hemsuorth). Ashtu si Chris-i, dy vëllezërit janë gjithashtu në botën e argëtimit. Luke ishte vëllai i parë nga Hemsworth-ët që u fut në aktrim. Më pas, Chris-i dhe Liam-i ndoqën hapat e vëllait të tyre më të madh.

 

Rod Ansell është xhaxhai i Chris-it i cili është shumë i famshëm për filmin “Crocodile Dundee”

Filmi “Crocodile Dundee” bazohet në xhaxhain e Chris Hemsworth, Rod Ansell (Rod Ensëll) ose The Bushman. Rod Ansell është personi që u bë frymëzim për filmin “Crocodile Dundee”. Xhaxhai i tij gjithashtu mund ta ketë motivuar Chris-in që të hyjë në botën e filmit.

 

Chris-i u bë i famshëm në Australi përmes serialit televiziv “Home and Away”

Chris Hemsworth u bë i famshëm në Australi kur luajti rolin e Kim Hyde në serialin televiziv australian “Home and Away”. Në vitin 2004 ai bëri audicion për rolin e Robbie Hunter. Paraqitjen e tij të parë e bëri në ekran të vogël më 17 shkurt, 2004 dhe u largua nga seriali televiziv më 3 korrik, 2007.

 

Chris-i e trajton kastën e aktorëve të “Avengers” si familjen e tij

Chris Hemsworth është shumë i afërt me kolegët e tij në filmat e “Marvel Cinematic Universe”, veçanërisht në filmin “Avengers”. Për Chris-in, aktorët si Tom Hiddleston (Tom Hidëllstën), Chris Evans (Kris Evëns), Mark Ruffalo (Mark Rëfallo) dhe Robert Downey Jr. (Robërt Douni Xhunior) janë si familje. Madje, Chris Hemsworth ka deklaruar se Tom-i është një anëtar i familjes së tij. Kjo është arsyeja pse aktrimi vëllazëror në mes të Chris-it dhe Tom-it kur luajnë Thorin dhe Lokin është shumë i natyrshëm, si dy vëllezër që ndonjëherë u pëlqen të zihen, por në fakt ndjejnë dhe kujdesen për njëri-tjetrin.

 

Chris-it nuk i pëlqejnë shumë paparacët

Disa yje të famshëm nuk shqetësohen nga gazetarët e informacionit argëtues apo paparacët që janë vazhdimisht në lëvizje për të xhiruar video përgjatë rrugës së atyre të famshëmve. Por Chris Hemsworth mërzitet kur është i rrethuar nga paparacët, kur përpiqet të kalojë pak kohë cilësore me gruan, tre fëmijët dhe familjen. Ai është shumë mbrojtës dhe nuk dëshiron aspak që dikush t’i afrohet kur është në pushime apo gjatë jetës së tij private.

 

Chris gjithashtu është një kërcimtar shumë i talentuar

Pak njerëz e dinë që Chris Hemsworth është në të vërtetë një kërcimtar mbresëlënës. Përveç kësaj, ai ishte një student i shkëlqyer dhe nxënës i shpejtë në fushën e kërcimit. Ai madje në vitin 2006 u bë një konkurrent në sezonin e 5-të të “Dancing with the Stars Australia” me partneren e tij, një balerinë profesioniste e quajtur Abbey Ross.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE