ÇIFTI BRAZILIAN I MBJELL DY MILIONË FIDANË DHE E RINGJALL NJË EKOSISTEM TË TËRË

 

Fotografi i njohur brazilian Sebastião Salgado dhe bashkëshortja e tij Lelia Deluiz Vanik nuk mund të pajtoheshin me pjesën e pyllit të Atlantikut ishte shpyllëzuar nga prerja e pamëshirshme. Ata vendosën që të dëshmonin se çka mund të bëjë një grup i vogël i njerëzve, dhe njëzet vjet më vonë ata kanë me çka të krenohen.

 

Përgjatë historisë, njeriu i ka prerë pyjet në kërkim të hapësirave për vendbanimet e tij dhe bujqësi si dhe për materiale industriale. Gjatë dekadave të kaluara kjo praktikë është theksuar edhe më shumë, dhe disa zona, të njohura për hapësirat e tyre të pafundme të gjelbra, sikurse pylli i Atlantikut, i cili shtrihet përgjatë tërë bregdetit jugor të Brazilit, janë shkatërruar në mënyrë të pamëshirshme.

 

Sot, mbi 85 për qind e atyre që dikur ishin pyjet tropikale (pyjet e pashkelura) janë shkatërruar nga prerja. Mirëpo, Salgado dhe bashkëshortja e tij ia kanë arritur që të shpëtojnë të paktën një pjesë të asaj që dikur ishte pyll tropikal madhështor.

 

“toka ishte e sëmurë. Gjithçka ishte shkatërruar. Vetëm 0,5 për qind e sipërfaqes ishte e pyllëzuar. Atëherë bashkëshortja ime propozoi që ta ripyllëzojmë pyllin. Pas shumë viteve, përpjekjet tona dhanë fryt, kafshët filluan që të ktheheshin. Teksa pylli rilindte edhe ne rilindëm së bashku me natyrën,” pat deklaruar Salgado për gazetën Guardian para disa viteve.

 

Ai dhe bashkëshortja e tij e themeluan “Instituto Terra”, një organizatë të vogël e cila deri tani i ka mbjellë katër milionë fidanë, duke e përtërirë tërësisht dhe zgjeruar një pjesë të pyllit të dikurshëm.

 

Sipas fjalëve të tij, gjatë pyllëzimit duhet që çdo sipërfaqe të mbillet me llojet e bimëve autoktone. Pas përzgjedhjes dhe mbjelljes shumë të kujdesshme të tyre, i tërë rajoni u ringjall jashtëzakonisht shpejt gjatë dy dekadave të ardhshme.

 

Heshtjen e dikurshme të natyrës së vdekur tani e ka zëvendësuar kakofonia e tingujve të zogjve, insekteve dhe kafshëve të tjera. Tani ky ekosistem i pasur përbëhet nga 172 lloje të zogjve, 33 lloje të gjitarëve, 15 lloje të zvarranikëve, 15 lloje të kafshëve amfibe dhe 293 lloje të bimëve.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE