ÇIKAT PËR PAQE – SHKOLLA PRANVERORE FEMINISTE NË KOSOVË DHE SERBI, 2021

 

Qendra për Art dhe Komunitet – ARTPOLIS nga Kosova dhe Alternativni Centar za devojke (Qendra Alternative e Vajzave) nga Serbia, organizojnë edicionin e gjashtë të Shkollës Pranverore Feministe 2021, me mbështetje financiare nga Unioni Europian dhe Fondacioni suedez “Kvinna till Kvinna”.

 

Pjesa e parë e Shkollës Pranverore Feministe do mbahet nga 01 – 04 prill 2021, online, ndërsa pjesa e dytë do mbahet në tetor 2021 në Prishtinë. Shkolla Pranverore Feministe do të mbahet në gjuhën shqipe dhe gjuhën serbe.

 

Pjesëmarrëset e përzgjedhura do të kenë mundësinë të angazhohen në iniciativa të përbashkëta lokale të komunitetit dhe të marrin pjesë në aktivitete të tjera që lidhen me programin e Shkollës Pranverore Feministe (Feminist Spring School).

 

Data e fundit për aplikim për pjesëmarrje është SOT (08.03.2021), prandaj nëse jeni:

  1. Aktiviste feministe nga Kosova ose Serbia;
  2. Të interesuara të takoni gra të reja nga Serbia dhe Kosova dhe të mësoni për feminizmin, të drejtat e grave, lëvizjet e grave dhe aktivizmin në rajon;
  3. Të interesuara për të krijuar lidhje të reja shoqërore me gratë e reja nga Kosova dhe Serbia;
  4. Të pasionuara rreth të drejtave të njeriut dhe dëshironi të kontribuoni në komunitetin lokal;
  5. Të interesuara të mësoni rreth ndërtimit të paqes përmes aktivizmit;
  6. Të interesuara të i bashkoheni lëvizjes së grave dhe të kontribuoni në ndërtim të paqes rreth rajonit;
  7. Të interesuara të promovoni diversitet dhe të drejtat njerëzore dhe të angazhoheni në iniciativa lokale që përmirësojnë komunikimin në mes rinisë nga Kosova dhe Serbia;
  8. 18 – 35 vjeçe;

 

Mos humbni kohë, por APLIKONI TANI duke e plotësuar formularin të cilin e gjeni këtu!

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE