CIMIC-u E MBËSHTETË SHKOLLËN “ZENEL HAJDINI” ME INSTRUMENTE MUZIKORE

 

Dje më 16 nëntor 2021, CIMIC-u (Bashkëpunimi Civil-Ushtarak) i dhuroi Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Zenel Hajdini”, në fshatin Tërstenik në komunën e Drenasit, pajisje shkollore, gjegjësisht instrumente të ndryshme muzikore.

 

Gjatë ceremonisë së dorëzimit, Shefi i CIMIC-ut në emër të KFOR-it deklaroi: “Jam shumë i lumtur që e patëm rastin që të organizonim këtë projekt të CIMIC-ut dhe që t’i dhuronim këto instrumente muzikore. Muzika është shumë e rëndësishme për procesin e të mësuarit. Tani, nxënësit do t’i kenë këto instrumente dhe kjo është një pikënisje e mirë për të gjithë ata që duan të mësojnë që t’i bien ndonjë instrumenti muzikor.”

 

Falë këtij donacioni të KFOR-it, 258 nxënësit e shkollës “Zenel Hajdini”, tash e tutje do të kenë mundësinë që të mësojnë të luajnë në këto instrumente muzikore.

 

Drejtoresha e kësaj shkolle, znj. Lindianë Qorri, ishte jashtëzakonisht mirënjohëse për këtë donacion dhe për revistën For You tha:

 

“Jam tejet e kënaqur, sepse ne na mungonin instrumentet muzikore, dhe tani nxënësit tanë mund të ushtrojnë dhe bëjnë muzikë me këto instrumente. Ne e kemi kabinetin e shkencës, teknologjisë, dhe atelienë e artit, por na kanë munguar instrumentet muzikore dhe kabineti i muzikës. Falë këtyre instrumenteve muzikore, në të ardhmen e afërt, nxënësit tanë do të organizojnë një koncert dhe pjesëtarët e KFOR-it do të jenë të ftuar, po ashtu.”

 

Ky donacion e vërteton përkushtimin e KFOR-it që të ndihmojë dhe mbështesë institucionet e ndryshme në Kosovë, dhe në këtë rast edhe procesin mësimor.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE